LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Parakalime të gabuara, me celular në timon e shoferë të dehur, qindra shkelje rrugore vetëm gjatë së dielës

Shqipëri: Parakalime të gabuara, me celular në timon e shoferë të dehur, qindra shkelje rrugore vetëm gjatë së dielës

Shqipëri, vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore në të gjithë vendin, duke përdorur të gjitha pajisjet logjistike bashkëkohore që tashmë ka në dispozicion.

Makina inteligjente, flota e automjeteve të reja, të pajisura me radarë dhe lexues automatikë, radarë, kamera, aparate fotografike, dronë dhe mjete të palogura, po monitorojnë qarkullimin rrugor në të gjithë rrugët e vendit.

Policia Rrugore është e angazhuar maksimalisht për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e parametrave të sigurisë, jo vetëm gjatë fundjavës, por 24/7.


Gjatë ditës së sotme në të gjitha rrugët e vendit  janë konstatuar qindra shkelje që konsistojnë në:

parakalime të gabuara;

qarkullim me shpejtësi tej normave të lejuara;

drejtim i mjetit në gjendje të dehur;

përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe

mos vendosje e rripit të sigurimit.

Janë skanuar 221 shpejtësi mbi normat e lejuara. Drejtuesve të këtyre mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit për një periudhë nga 3 deri në 15 muaj, u janë zbritur nga lejet e drejtimit, nga 8 deri në 12 pikë, si dhe janë ndëshkuar me masa administrative që variojnë nga 15.000 deri në 50.000 lekë të rinj.

Gjithashtu, janë ndëshkuar me masa administrave për parakalime të gabuara 341 drejtues mjetesh;

114 për drejtim të mjetit nën efektin e alkoolit,

451 drejtues mjetesh për përdorimi të celularit gjatë drejtimit të mjetit,

253 drejtues mjetesh për mos vendosje të rripit të sigurimit,

142 drejtues moto mjetesh  për mos vendosje të kaskës mbrojtëse.

Gjatë ditës së sotme, janë vënë në pranga 5 drejtues mjetesh, në gjendje të dehur dhe 4 drejtues moto mjetesh pa leje drejtimi.

Policia Rrugore apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë maksimalisht rregullat e qarkullimit rrugor, pasi të gjitha rrugët monitorohen me radarë.

Policia Rrugore, nisur nga fakti që gjatë pasdites dhe orëve të mbrëmjes së sotme fluksi i kthimit në drejtim të Tiranës, është i madh, apelon që, për hyrjen në Tiranë, qytetarët të përdorin akset rrugore dytësore, nga Elbasani, nga rruga e vjetër e Durrësit për në Kombinat dhe rrugë të tjera alternative./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, këto janë rezultatet e deritanishme

Lajme

"Kosova do të mbetet e pavarur", kongresisti demokrat Torres reagon ashpër ndaj zëvendës sekretares së shtypit Wilson

Lajme
Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Cilët nga kandidatët e LDK-së morën më së shumti vota nga diaspora?

Lajme
Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Vazhdon numërimi i votave nga diaspora, kush janë pesë kandidatët më të votuar nga PDK?

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Kalo në kategori