LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Meta dekreton Evis Kushin si ministre të Arsimit

Shqipëri: Meta dekreton Evis Kushin si ministre të Arsimit

Kryeministria ka dërguar sot në presidencë emrin e Evis Kushit për dekretim në postin drejtues të Ministrisë së Arsimit.

Ky hap vjen pak ditë pas largimit të Besa Shahinit nga ky institucion, i cili ka qenë shpeshherë në fokus të kritikave nga kundërshtarët politikë.


Kreu i Shtetit sipas Kushtetutës kishte afat shtatë ditë për këtë vendim, por zgjedhi ta dekretojë pa humbur kohë ministren e re të Arsimit. Kryeministri i vendit, Edi Rama ndryshimin në kabinetin qeveritar e bëri më 14 shtator, ndërsa e falënderoi publikisht Besa Shahini për kontributin e dhënë në drejtimin e kësaj ministrie.

“Dua të të falënderoj shumë për të gjithë kontributin e madh që ke dhënë. Jam i bindur që edhe çfarë nuk është arritur dot të vlerësohet prej kohës aktuale, pa diskutim do të vlerësohet në kohë,” deklaroi Rama.

Sipas kryeministrit, në shtatë vjet qeverisja socialiste ka ndryshuar në mënyrë radikale arsimin.

Ministrja Kushi më herët ka mbajtur postin e dekanes në Fakultetin Ekonomik të Elbasanit. Gjatë prezantimit nga Rama, znj. Kushi u shpreh se e vlerëson dhe çmon si përgjegjësi të lartë drejtimin e Ministrisë së Arsimit.

“Unë ju falënderoj shumë sepse është një privilegj shumë i lartë, jam shumë e befasuar në fakt nuk e prisja, që pas shtatë vitesh angazhim politik të jem ministre e Arsimit. Më shumë se privilegj e konsideroj një përgjegjësi shumë të lartë që të drejtoj sektorin ku kam punuar tashmë prej 23 vitesh”, theksoi Kushi.

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori