LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, KQZ e çon në Prokurori për verifikim 28 kandidatë për deputetë

Shqipëri, KQZ e çon në Prokurori për verifikim 28 kandidatë për deputetë

Komisioni  Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri ka çuar për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme 28 kandidatë për deputetë nga listat e partive politike. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve Ilirian Celibashi sqaroi arsyet se përse i është drejtuar  Prokurorisë.

“Fakti që KQZ bazuar në indicie ka filluar një procedurë të hetimit të thelluar nuk presupozon që këta kandidatë klasifikohen të padenjë, një pjesë e madhe prej tyre kanë të dhëna si kam jetuar jashtë shtetit apo kam dënime penale për vepra penale të lehta, por gjithsesi janë indicie të mjaftueshme që organi i prokurorisë të shohë më thellë për ta”.


Me nisjen e fushatës elektorale, Celibashi paralajmëroi partitë politike për penalitetet që i presin në rast të shkeljes së ligjit, sa i përket blerjes së votës si dhe përdorimit të donacioneve të dyshimta, ndërsa u shpreh se emigrantët nuk do të votojnë në 25 Prill, njofton TV Klan.

“Mos përdoren burimet politike për qëllime elektorale, për të refuzuar marrjen pjesë në blerjen e votës dhe ato që vijnë nga aktivitete kriminale, të publikohet çdo lloj donacioni”.

Sakaq KQZ-ja i është drejtuar me një shkresë Kolegjit Zgjedhor për të shqyrtuar me procedurë të përshpejtuar shqyrtimin e ankimimit të bërë nga Partia Socialiste kundër vendimit të KAS-it që la në fuqi listën me 222 kandidatë të koalicionit opozitar.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori