Tendenca e treguesve demografik në Shqipëri po shfaq një situatë gjithmonë e më shumë alarmante. Instituti i Statistikave raportoi se, në tremujorin e parë të këtij viti, numri i lindjeve ishte thuajse i barabartë me atë të vdekjeve, duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të shkojë drejt zeros.
Sipas INSTAT-it, për periudhën janar-mars të këtij viti, në Shqipëri u lindën vetëm 5.986 fëmijë, me një rënie prej 10.1% krahasuar me tremujorin e parë të vitit të kaluar. Për të njëjtën periudhë, numri i vdekjeve në rang vendi rezultoi 5.949 persona.
Pra, sipas INSTAT-it, për tremujorin e parë të këtij viti, diferenca mes lindjeve dhe vdekjeve në Shqipëri, ose ndryshe shtesa natyrore e popullsisë ishte vetëm 37 vetë. Por, po të përfshihet emigrimi, atëherë popullsia e Shqipërisë ka vazhduar të rrudhet me ritme jo të vogla.
Shkaku kryesor se përse shtesa natyrore e popullsisë po shkon drejt zeros është rënia dramatike e numrit të lindjeve. Të dhënat historike tregojnë se, numri i bebeve të lindura në 3 muajt e parë të këtij viti është më i ulëti i shënuar të paktën në 31 tremujorë me radhë, që nga koha kur INSTAT-i ka nisur të publikojë këtë tregues me bazë tremujore.
Sipas të dhënave të detajuara, nga 12 qarqe të vendit, në 9 prej tyre numri i lindjeve është më rënie në rend dyshifror, duke rritur më shumë shqetësimet se vendi mund të përballet me një krizë të mirëfilltë demografike, raporton Tch.
Në buxhetin e këtij viti, qeveria miratoi një fond të posaçëm prej 24 milionë dollarësh për të nxitur lindshmërinë, sipas një skemë që paguan nga 400 deri në 1.200 dollarë për çdo fëmijë të lindur. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Kontrabandë me cigare në Viti, sekuestrohen 500 kg duhan me vlerë mbi 6 mijë euro
Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE
Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën