LAJMI I FUNDIT:

Shqipe Mjekiqi konfirmon largimin nga pozitat udhëheqëse në LDK: Nuk kisha hapësirë për të kontribuar

Shqipe Mjekiqi konfirmon largimin nga pozitat udhëheqëse në LDK: Nuk kisha hapësirë për të kontribuar

Shqipe Mjekiqi ka konfirmuar të enjten dorëheqjen nga pozita e nënkryetares dhe anëtares së Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Arsye për këtë vendim ajo ka dhënë mungesën e hapësirën për të kontribuar, ndërsa ka thënë se  edhe përgjegjësitë dhe kompetencat ishin të kufizuara në raport me pozicionin që kishte.


Dy vjet pasi ishte emëruar, Shqipe Mjekiqi largohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së
Lexo po ashtu Dy vjet pasi ishte emëruar, Shqipe Mjekiqi largohet nga pozita e nënkryetares së LDK-së

“Për më tepër, përpjekjet për të ndryshuar këtë nuk patën sukses. Vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka shkruar Mjekiqi në Facebook.

Mes tjerash, ajo ka thënë se “vazhdoj të mbetem me gjithë qenien time në themelet e Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

“Falënderoj nënkryetarët tjerë, anëtarët e Kryesisë si dhe gjithë strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës për mbështetjen. Poashtu, falënderoj familjen time dhe miqtë e shumtë pa përkrahjen e të cilëve ky rrugëtim, sado i shkurtër, do të ishte i pamundshëm”, ka përfunduar Mjekiqi.

Ndryshe, Telegrafi ka raportuar përmes burimeve për largimin e Mjekiqit nga LDK-ja të martën.

Telegrafi ka kontaktuar edhe me zyrtarë të LDK-së, por të njëjtit nuk kanë dashur të deklarohen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori