LAJMI I FUNDIT:

Shqetësuese, 191 mjekë braktisën Kosovën gjatë këtij viti

Shqetësuese, 191 mjekë braktisën Kosovën gjatë këtij viti

Për shkak të kushteve jo të duhura të punës dhe pagës së ulët, nga institucionet publike shëndetësore, gjatë këtij viti janë larguar 191 mjekë, shumica jashtë vendit e disa në sektorin privat.

Këto të dhëna u publikuan sot nga Oda e Mjekëve, te Komisioni Parlamentar për Shëndetësi.


Vetëm gjatë këtij viti nga SHSKUK-ja, kanë dhënë dorëheqje 191 mjekë, prej tyre 104 doktorë të mjekësisë së përgjithshme, 14 mjekë specialistë dhe 75 specializantë.

Këto të dhëna janë publikuar sot nga raporti i Odës së Mjekëve i cili u paraqit para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi. E nga vitit 2018 deri më sot në tërësi numri i mantelbardhëve që kanë lënë punën në sistemin e shëndetësi është 674.

“Rilicensimi në kardiokirurgji dhe bazu në informata që i kemi nga mediat, nuk ka qenë komision i cili i ka plotësuar kriteret e duhura, pse ka ndodhur kjo, cili ka qenë problemi dhe cila është zgjedhja”, ka thënë Fatmire Kollçaku, kryetare e Komisionit.

“Kam reaguar dhe e kam anuluar atë komision, sespe atje është një katrahurë dhe secili është kundër tjetrit. Atje  është një kaos, një luftë në mes vete e papastër”, tha Pleurat Sejdiu, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës.

Anëtarët e Komisionit u interesuan edhe për kontrollin ndaj mënyrës së ndarjes së specializimeve dhe për licencimin e mjekëve të huaj në Kosovë.

Aty u kërkua që të ndryshohet draftligji për kujdestarinë, sepse sipas ligjit aktual, kujdestarët paguhen vetëm 25%, ndërsa në disa klinika, mjekët duhet të kudjestarojnë çdo katër ditë, që do të thotë se e tejkalojnë shumën e pagesës së lejuar me ligj, raporton televizioni publik.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori