LAJMI I FUNDIT:

Shqetësimet e huazimeve të Real Madridit – nga Odegaard e Kubo, deri te Hakimi e Ceballos

Shqetësimet e huazimeve të Real Madridit – nga Odegaard e Kubo, deri te Hakimi e Ceballos

E ardhmja e huazimeve të Real Madridit ende qëndron në dilemë shkaku i shpërthimit të coronavirusit.

Pandemia botërore jo vetëm që ka futur klubet në krizë ekonomike, por tani po i vë në vështirësi edhe rreth lojtarëve të tyre.


Sipas mediave në Spanjë, Los Blancos e kanë të vështirë që në këtë verë të bëjnë transferime, të shesin apo edhe të mbajnë lojtarë.

Real Madrid (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Tashmë ata po mendojnë të marrin iniciativën për uljen e pagave deri në 60 për qind të lojtarëve, në mënyrë që mos të përjashtohet një pjesë e stafit teknik.

Më poshtë do të shikojmë situatën e disa lojtarëve të huazuar:

Martin Odegaard (Real Soceidad)

Norvegjezi po shkëlqen te rivali i Real Madridi në La Liga dhe pritet që ai të rikthehet në Santiago Bernabeu, por situata me coronavirus ka komplikuar gjërat.

Ai ka luajtur në total 2,145 minuta te Sociedadi, derisa shihet si zëvendësues i Luka Modrici në rast se largohet në këtë verë.

Odegaard është shumë me fat pasi ka marrëveshje për dy sezone në huazim te Sociedadi dhe në rast se nuk rikthehet te madrilenët, mund të qëndrojë aty.

Achraf Hakimi (Borussia Dortmund)

Mbrojtësi maroken po e mbyllë huazimin dyvjeçar te skuadra gjermane dhe në këtë verë pritet të rikthehet te madrilenët.

Në rast se një gjë e tillë nuk është e mundur, atëherë klubet nga Liga Premier e Juventusi e duan transferimin e tij.

Sergio Reguilon (Sevilla)

Zinedine Zidane e dërgoi atë në huazim te Sevilla shkaku i transferimit të Ferland Mendyt, derisa ka gëzuar një formë të mirë, duke luajtur në 25 ndeshje.

Në rast se Marcelo kalon te Juventusi, atëherë do të ketë shpresë për të që të rikthehet në klub, por nuk i sigurohet vendi i titullarit, pasi aty është Mendy.

Alvaro Odriozola (Bayer Munich)

Spanjolli ka shqetësime të ngjashme me Hakimin për t’u rikthyer te Real Madridi, shkaku i garës me Dani Carvajal.

Ndoshta Bayern Munichu mund të mbajë atë edhe për një sezon, ose mbretërit të pajtohen me shitjen e tij.

Dani Ceballos (Arsenal)

Mesfushori spanjoll mund të shitet përfundimisht te The Gunners, shkaku që Zidane tashmë ka mesfushorë me bollëk.

Takefusa Kubo (Mallorca)

Edhe pse mendohej se ai do të qëndronte te Castilla, arriti të huazohej te Mallorca, aty ku ka luajtur 25 ndeshje, ka shënuar dy gola dhe ka bërë tri asistime, mirëpo vështirë se mund të futet në skuadrën e parë.

Borja Mayoral (Levante)

Sulmuesi u bë një lojtar i rëndësishëm për Levante në këtë sezon, duke shënuar gjashtë gola në total, mirëpo Karim Benzema dhe Mario Diaz nuk lëshojnë hapësira dhe ai mund të qëndrojë aty ose të shitet.

Andriy Lunin (Real Oviedo) dhe Luca Zidane (Racing Santander

Lunin shihej si portieri i dytë, pas Thibaut Courtoisit , mirëpo transferimi i Alphonse Areolas ka bërë që ai të mendojë të gjejë një klub të ri.

E njëjta gjë pritet edhe me djalin e trajnerit francez që nuk shihet se mund të depërtojë në skuadrën e parë dhe do të shitet te ndonjë skuadër spanjolle.

Oscar Rodriguez (Leganes)

Mesfushori është ambientuar mjaftë mirë te Leganes, duke shënuar shtatë gola në 28 paraqitje dhe shihej se mund të rikthehet te Real Madridi, mirëpo duket se edhe ai do të qëndrojë te Leganes, apo do të huazohet te ndonjë skuadër tjetër. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Një rast identik si ai i Yamal ka ndodhur edhe në Ligën Premier – por a u pranua goli?

Ndërkombëtare
Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

Edhe po të shënonte Yamal, sërish Barcelonës nuk do t'i pranohej goli - mediumi spanjoll sqaron skenarin

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

PSG-ja janë të vendosur për ta zëvendësuar Mbappen me top yllin e Barcelonës pas largimit

Ligue 1
Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Zlatan Ibrahimovic ia rekomandon legjendën holandeze Milanit për trajner të ri

Serie A
Kalo në kategori