LAJMI I FUNDIT:

Shpresë për personat me fibromialgi – ilaçi i diabetit ua largon dhimbjet

Shpresë për personat me fibromialgi – ilaçi i diabetit ua largon dhimbjet

Fibromialgia dhe format tjera të dhimbjes kronike mund të shkaktohen nga rezistenca e insulinës, sipas hulumtimeve të reja.

Dhe, siç thonë shkencëtarët, kjo sëmundje e tmerrshme mund të trajtohet duke i përdorur ilaçet e zakonshme kundër diabetit, transmeton Telegrafi.


Ekipi i shkencëtarëve kanë thënë se ky zbulim mund të shpie në një ndërrim revolucionar të mënyrës se si dhimbja kronike trajtohet – potencialisht duke kursyer miliarda në pilula kundër dhimbjeve.

Në studimin e ri, ata kanë qenë të aftë t’i ndajnë pacientët me fibromialgi nga pacientët e rregullt me një test të zakonshëm të gjakut (që quhet A1c) për rezistencë ndaj insulinës apo para-diabet.

Metformin-i në mënyrë drastike e redukton dhimbjen

Pastaj ata i kanë trajtuar pacientët që vuajnë nga fibromialgia me metformin – ilaç që zhvillohet për ta luftuar rezistencën e insulinës te diabetikët.

Kështu, ata kanë zbuluar se të gjithë pacientët kishin pasur lehtësim të dhimbjeve.

Hulumtuesit gjithashtu kanë zbuluar se nivelet e glukozës në gjak te të gjithë pacientët me fibromialgi kanë qenë dukshëm më të larta sesa te njerëzit normal.

Ndonëse studimet e mëhershme kishin gjetur një lidhje mes rezistencës së insulinës dhe disfunksionit brenda enëve të vogla të gjakut në tru, deri tani askush nuk kishte hetuar nëse kjo rezistencë ndërlidhet edhe me fibromialgi.

Profesori i neurologjisë, Dr. Miguel Pappolla ka shpjeguar se të gjithë pacientët me fibromialgi mund të identifikohen nga nivelet e tyre të A1c, e cila i pasqyron nivelet e sheqerit në gjak përgjatë dy-tre muajve të fundit.

Ai ka shtuar se personat me para-diabet të cilët kishin pasur nivele më të larta të vlerave të A1c-së kishin pasur rrezik më të lartë të zhvillimit të dhimbjes në tru.

Fibromialgia është një prej dhimbjeve më të zakonshme kronike, nga e cila vuajnë Lady Gaga, Morgan Freeman, Sinead O’Connor, etj. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori