Vëllai i Albinit, Gëzim Bugiqi rrëfen për përjetimet e të vëllait derisa ai arriti në Gjermani.

“Vëllai është nis prej datës 5 (5 shkurt), me autobus të mbrëmjes, kur ka mbërri në Merdarë, e kanë kthyer policia, por ai prapë është nis të premten (me 6 shkurt), autobusi është nisur për Merdarë dhe në Beograd e ka paguar autobusin për në Suboticë, dhe nga aty, e kanë nxënë në Hungari, dhe 10 ditë ka qëndruar në kamp në Hungari”, thotë Gëzimi, shkruan kallxo.com.


Mbase Gjermania për emigrantët kosovarë po shihet si vend shprese për të ardhme të sigurt, por Gëzimi thotë se vëllai i vet, Albini, nuk e gjeti këtë fat atje.

“Në Gjermani po e trajtojnë keq e më keq, mbrëmë ton natën ka vlejtur jashtë kampit, edhe pse se dimi as të cili kamp ka qenë , ai ka qenë duke humbur në mal, po ne e kemi udhëzuar që me u kthyer te kampi, po që aty nuk e kanë lënë as me hy brenda pasi që po me njohin që jam kosovar”, raporton Kallxo.com.

Albini madje pati probleme të qëndronte edhe në kamp. Atë e larguan prej aty. Ai tash nuk e di as vetë se ku është.

“Kur e thirrëm mbrëmë na tha se më kanë lënë vetëm dhe se s’janë me mua më shoqëria që kanë qenë, dhe se tash është duke shkuar malit, dhe ne i kemi thënë ktheu ku ke qenë rri deri në 4 të mëngjesit, dhe mandej shiko se çka po bëhet. Tash nuk e dimë se ku është, a është në kamp apo diku tjetër, sepse nuk po di me na e tregu as vendin”, thotë Gëzimi.

Mbi të gjitha, Gëzimi u kërkon institucioneve të Kosovës që të bëjnë ç’ është e mundur dhe ta kthejnë vëllanë e tij në Kosovë.