LAJMI I FUNDIT:

Shpresa e serbëve për Kosovën: Një person në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë në anën e Serbisë

Shpresa e serbëve për Kosovën: Një person në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë në anën e Serbisë

Me zgjedhjen e John Bolton, si këshilltar i ri për Sigurinë Kombëtare të presidentit amerikan Donald Trump, serbët shpresojnë se së paku një person në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë në anën e Serbisë.

Kjo për faktin se sipas mediave në fjalë, përcjell Telegrafi, ai është i pari funksionar i lartë amerikan, i cili kundërshtoi hapur pranimin amerikan të pavarësisë së Kosovës.


Po sipas tyre, Bolton, para 10 viteve paralajmëronte se rajoni i Ballkanit Perëndimor do të përballet me shumë paqëndrueshmëri, nëse Kosova bëhet e pavarur.

“… Pavarësia e Kosovës nuk është ekonomikisht e qëndrueshme dhe rrezikon tërheqjen e ekstremistëve islamikë nga e gjithë bota. Kjo do të mund të destabilizojë vende të tjera, si Mali i Zi dhe Maqedonia, në të cilat gjithashtu jetojnë edhe shqiptarët”, citohet të ketë thënë ai në vitin 2008, menjëherë pas shpalljes së pavarësisë nga Kosova.

Madje, Bolton, siç thuhet më tej, i cili ishte ambasador amerikan në OKB, atëherë parashikoi se për shkak të Kosovës mund të ndodhte një përkeqësim i ri i marrëdhënieve mes SHBA dhe Rusisë.

Kundërshtari i pavarësisë së Kosovës bëhet këshilltar i Donald Trump
Lexo po ashtu Kundërshtari i pavarësisë së Kosovës bëhet këshilltar i Donald Trump

“Në qoftë se problemi i statusit të Kosovës është zgjidhur në mënyrë të kundërt me vullnetin e Beogradit, por edhe të fuqive të tjera, si Rusia dhe Kina, nuk ka dyshim se gjatë kësaj kohe problemi lokal mund të shkaktojë më shumë tension në marrëdhëniet e Washingtonit dhe Moskës, potencialisht dhe vendeve tjera. Gjithashtu, sigurisht që do të arrihet deri tek ndarja e Kosovës, pasi që serbët e Kosovës do të jenë të orientuar drejt Serbisë”, kishte paralajmëruar ai.

Gjithsesi, shpresa e serbëve për “një kthim të Shtëpisë së Bardhë nga Serbia” përfundon këtu, pasi që siç shkruajnë ato, të tjerët bashkëpunëtorë të Trump kryesisht mbështesin pushtetin në Kosovë, dhe mes tyre është dhe Mike Pence, zëvendëspresidenti amerikan.

Siç shkruan Blic.rs, ai ndoqi politikën zyrtare amerikane ndaj Kosovës dhe priti presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Me këtë rast, ai dha mbështetje për “Kosovën sovrane, demokratike dhe të begatë”.

Pence u zotua gjithashtu të transformojë forcat e sigurisë të Kosovës në ushtri, por në përputhje me Kushtetutën.

Mbështetja për formimin e ushtrisë së Kosovës në Prishtinë u dha nga James Matiss menjëherë para se të zgjidhej zyrtarisht në Departamentin e Mbrojtjes të SHBA-ve. Ai më pas deklaroi se shpresonte që Serbia të njohë Kosovën përpara se të bashkohej me BE.

Gjithashtu, siç shkruhet më tej, mbështetja edhe më e madhe nga Kosova është bërë nga Mike Pompey, Sekretari i ri i Shtetit dhe ish-Drejtori i CIA-s.

Në kohën kur udhëhoqi agjencinë e inteligjencës amerikane, shkruan tutje mediumi serb, ai u takua disa herë me Ramush Haradinajn, kryeministrin e Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori