LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë e mëngjesit për të pasur funksion të mirë tretës

Shprehitë e mëngjesit për të pasur funksion të mirë tretës
(Foto: Healthline)

Pesë shprehi që mund t’i përfshijmë në rutinën tonë të mëngjesit duke filluar nga nesër dhe do të bëjnë mrekulli për funksionimin e duhur të tretjes.

Është pjesa e trupit që punon shumë çdo ditë për të tretur ushqimin, për të forcuar sistemin imunitar dhe për të rregulluar humorin. Është mirë t’i kushtojmë vëmendje edhe atij, t’i tregojmë pak dashuri dhe ta ndihmojmë të funksionojë siç duhet, duke mbështetur funksionimin normal të organizmit tonë.


Gastroenterologët ndajnë praktika efektive që kontribuojnë në funksionimin e mirë të sistemit gastrointestinal, transmeton KosovaPress.

Tetë zakone të jetesës që janë vendimtare për shëndetin e sistemit tretës
Lexo po ashtu Tetë zakone të jetesës që janë vendimtare për shëndetin e sistemit tretës

“Zakonet dhe sjelljet e shëndetshme të përfshira në rutinën tonë të mëngjesit vendosin tonin për pjesën tjetër të ditës dhe çojnë në sjellje më të shëndetshme në përgjithësi, të cilat gjithashtu mund të përmirësojnë shëndetin e tretjes”, vëren Dr. Aditya Sreenivasan, një gastroenterologe në spitalin Lenox Hill në New York që zbulon pesë shprehitë e mëngjesit – janë aq të lehta sa mund t’i filloni nesër:

(Foto: Medical News Today)

1Pini një gotë ujë para kafesë. Temperatura e ujit nuk ka rëndësi. Është e rëndësishme të pini ujë duke kontribuar kështu në hidratimin adekuat të trupit tuaj. Në këtë mënyrë zvogëlohet mundësia e problemeve si fryrja e barkut, dispepsi, kapsllëku e deri te ngrënia e tepërt.

Pozitat e preferuara gjatë fjetjes për tretje më të mirë
Lexo po ashtu Pozitat e preferuara gjatë fjetjes për tretje më të mirë

2Hani mëngjes në një kohë të caktuar. Në këtë mënyrë ju ndihmoni trupin të rregullojë një sërë hormonesh që kontrollojnë një sërë funksionesh nga disponimi deri te lëvizjet e zorrëve. Rregullsia e ngrënies së mëngjesit ndihmon në përballimin e kapsllëkut, si dhe për ata që kanë problem me zorrët e irrituar.

3Zgjidhni një mëngjes të pasur me fibra. Në këtë mënyrë ju do të përmirësoni mikrobiomën tuaj të zorrëve në vetëm dy javë sipas hulumtimit të publikuar në mSystems. Përveç kësaj, ju luftoni kapsllëkun. Mëngjesi ideal i Dr. Aditya Sreenivasan përmban drithëra, proteina, fruta dhe perime. Por është mirë të shmangni proshutën dhe salsiçet pasi konsumimi i shpeshtë i tyre është lidhur me inflamacionin e traktit gastrointestinal dhe është shoqëruar me rritjen e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë.

4Bëni një shëtitje. Duke vepruar kështu, trupi juaj përfiton shëndet më të mirë të zemrës, rregullim të peshës, humor të përmirësuar dhe sistem imunitar më të fortë. Përveç kësaj, aktiviteti fizik kur është sistematik lufton edhe problemet gastrointestinale si kapsllëku dhe fryrjet.

5Jini të qëndrueshëm me… zorrët tuaja. Në praktikë, kjo do të thotë t’i përmbahesh një programi ditor të jashtëqitjes. Kini parasysh se mungesa e rregullt e jashtëqitjes e predispozon trupin për zhvillimin e hemorroideve.

Pse disa persona e tretin ushqimin me vështirësi?
Lexo po ashtu Pse disa persona e tretin ushqimin me vështirësi?

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori