“Shpirti bardhësohet e zbukurohet pas sfidave të jetës” – rrëfimi i veçantë i Desës, vajza që ia doli të mposhtë kancerin e mbështetur nga miq si Duda Balje
Përballja me një sëmundje të rëndë është një prej sfidave më të vështira të jetës. Fatkeqësisht, lajmin se në trup diçka jo e mirë po zhvillohet e marrin sot shumë njerëz nëpër botë – e një prej sëmundjeve më të përhapura është ajo e kancerit, nga e cila vuajnë dhe preken shumë gra në botë.
Një sfidë e tillë këtë vit ka prekur edhe Desa Hotin, vajzën e guximshme nga Rahoveci, e cila në një moment ndjeu sikur e gjitha bota iu shemb, por ky nuk ishte fundi…
Desa u bë një emër i njohur për publikun kur ajo realizoi një video senbilizuese me deputeten Duda Balje, e cila shfaqte momentin kur ajo largon flokët e saj, para se të futet në kimioterapi. Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, duke shërbyer si një frymëzim, për shumë gra që ndeshen me këtë sfidë.
View this post on Instagram
Desa, e cila tashmë është një e shëruar nga kanceri, tregoi për Telegrafin se sa e vështirë ka qenë beteja e saj me këtë sëmundje.
“Ka qenë shumë e vështirë. Edhe vet sëmundja e kancerit tregon që është shumë e tepër e vështirë si sfidë, ama besoj se kur je një njeri i fortë e kalon në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha ajo për Telegrafin.
Sigurisht që të pranosh lajmin se vuan nga një sëmundje që shkakton vdekje të mëdha nëpër botë, nuk është aspak e lehtë – madje përkundrazi, ndjen sikur gjithçka mbaroi.
Ajo më tutje vazhdoi të tregonte se si ka qenë për të momenti kur e ka kuptuar një diagnozë të tillë.
“Kuptohet që ka qenë shumë e vështirë edhe ka qenë një moment ku kam menduar ndoshta që krejt jeta ime është shembur edhe ku çdo gjë që kam planifikuar për jetën time më është shembur në atë moment. Por duke e përjetuar sëmundjen edhe procesin e shërimit në sëmundje, kam kuptuar që jeta nuk shembet në atë moment. Por kuptohet që momenti i parë kur e kupton këtë sëmundje, mendon që ka përfunduar ndoshta jeta aty.
Ndoshta gjëja më e vështirë për mendimin tim është kimiterapia se është diçka që ty të lodhë dhe ti nuk është që është në dorën tënde që ti të japësh sa më shumë fuqinë tënde për të ngritur vetën. Ndoshta mund të them që ai është momenti kur ti sado që ke energji, sado që ke forcë brenda vetes, të rrëzon poshtë. Ama prapëseprapë sado që kam menduar që është më e vështira, kam menduar që kalon edhe kjo”, tha Desa.
Tani që gjithçka ka mbaruar, Desa ndjehet më e qetë dhe inkurajon shumë femra dhe meshkuj që të mos heqin dorë për asnjë moment, por përkundrazi të luftojnë sa më shumë kur marrin vesh se janë prekur nga kjo sëmundje.
“Mesazhi im për krejt femrat dhe meshkujt kish me qenë: ‘Mundohuni ta doni sa më shumë veten dhe ta mbështesni veten. Domethënë mbështetja nuk është vetëm ajo që dikush ta japë, por mbështetja më e fuqishme që ndoshta ty do të mund të të reagojë është mbështetja shpirtërore që ti ia bën vetes”, përfundoi Desa për Telegrafin.
“Gjithçka është më e lehtë me njerëz pranë”
Sfidat janë edhe më të rënda kur je i vetëm, por me njerëz përreth ato bëhen më lehtë të kapërcyeshme.
Desa ka pasur fatin që në këtë rrugëtim të ketë afër një prej shoqeve të saj më të mira, deputeten e njohur Duda Balje.
Duda, e cila është deputetja nismëtare e amendamentit për blerjen e aparatit që ndihmon në rrezatimin e tumoreve në QKUK, tregoi për Telegrafin se sa e vështirë ishte ta shikonte shoqen të përballej me një luftë të tillë.
“Desa në momentin kur ka qenë ma i vështirë në Repartin e Onkologjisë kur ka marrë kimioterapi, nuk ka ditur asgjë për veten dhe kur shkova ta vizitoj, Desa ka qenë me buzëqeshje. Vërtet Ndoshta edhe unë kam buzëqeshur por false, vetëm që Desa të mos ndihet keq. Por kur Desa kur kam dalë nga reparti i Onkologjisë, unë e ndjej veten shumë ma mirë sepse kam parë që Desa edhe në këto momente të vështira ka qenë mirë”, tha Duda për Telegrafin.
Ajo tha se ka mësuar aq shumë nga shoqja e saj, sa që një fuqi të tillë është munduar që ta përcjellë edhe te fëmijët e saj, duke i inkurajuar që ta shohin Desën si inspirim.
“Unë vërtet mësova shumë prej Desës edhe jam munduar t’ia përcjell edhe fëmijëve të mi këtë. Vajzën e kam në Fakultetin e Mjekësisë edhe shumë shpesh kam qenë duke folur me të për Desën, domethënë çfarë fuqie, çfarë energjie, çfarë vullneti për jetë…edhe unë mendoj që Desa ka bërë shumë për të motivuar të tjerët se si duhet përballuar një informatë e vështirë dhe se si duhet jetuar me këtë. Unë e lus Zotin që Desa me qenë e shëndetshme dhe unë do të jem me të deri në fund”, tha Duda Balje për Telegrafin.
Për fund, deputetja boshnjakue e Kuvendit të Kosovës pati një mesazh sensibilizues për të gjitha gratë.
Ajo tha se gratë janë shtylla e familjes dhe se ato duhet të tregohen të kujdesshme në kontrollat e vazhdueshme për veten, në mënyrë që të jenë sa më të shëndetshme.
“Nëse ne jemi të shëndetshëm, edhe fëmijët janë të lumtur, edhe shtëpia është e lumtur. Ne jemi një shtyllë shumë e fuqishme edhe në shtëpi, edhe jashtë shtëpisë, edhe në shtet, edhe në botë. Edhe unë mendoj se ne duhet të kujdesemi për veten sepse krejt varet prej neve. Kështu që mesazhi im është që të kujdeseni për veten dhe në fund të ditës duhet të shikoni në pasqyrë dhe të thoni: ‘Vajzë, ju jeni më e rëndësishmja në botë’, dhe duhet ta duani veten dhe të kujdeseni për veten”, përfundoi Balje për Telegrafin.
Muaji tetor njihet gjegjësisht si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ku në të gjithë botën organizohen aktivitete në tentim për të rritur vetëdijen për të bërë mamografi dhe kontrolle të rregullta, për evitimin e çdo problemi të mundshëm në kohë sa më të hershme. /Telegrafi/
“Mos ke frikë, nuk je vetëm”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës
“Është budalla, e rrah gruaja”, Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s’kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike “Provocativo”
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje