LAJMI I FUNDIT:

“Shpëtoni minatorët, largojeni menaxherin”, sindikalistët flasin në Komisionin për Ekonomi

“Shpëtoni minatorët, largojeni menaxherin”, sindikalistët flasin në Komisionin për Ekonomi

Sindikalistët kanë nisur diskutimet me anëtarët e Komisionit për Ekonomi, ku po diskutohet për grevën e minatorëve në Trepçë.

Sindikalistët kërkuan nga Qeveria që sa më shpejtë të bëjë një zgjidhje për minatorët, pasi siç thanë ata po rrezikohet jeta e tyre, transmeton Telegrafi.


Minatori Gani Osmani tha se minatorët po kërkojnë të respektohet e drejta e tyre me ligj.

“Çfarë ka ndodhur deri tani, kisha bërë apel që Qeveria të bëjë një zgjidhje për minatorët që sa më parë të dalin nga miniera. Minatorët po derdhin djersën në kushte shumë të këqija, politikë nuk bëjnë. Minatorët janë të bashkuar dhe po kërkojnë të drejtën e tyre sipas ligjit, po kërkojnë të marrin pagën me kohë, që të ushqejnë familjet e tyre. Kërkesat e tyre nuk janë politike”, është shprehur ai.

Ndërkaq, minatori tjetër, Sami Peci para Komisionit për Ekonomi tha se partitë politike duhet të lënë anash politikën dhe të ndihmojnë minatorët.

Ai gjatë fjalimit të tij u emocionua, derisa tha se është dita e tetë që minatorët po rrezikojnë jetën e tyre.

“Bëj thirrje deputetëve të partive të lënë inatet, ne nuk kemi të bëjmë më politikë. Që dëshironi të fillojë të punojë miniera, gjejeni personi që punon për minierë, sot është dita e tetë. Jam shumë e emocionuar, shpëtojuani jetën minatorëve. Krijojeni një grup dhe lënë inatin për shkak të minatorëve, minutat janë në pyetje”, pohoi ai.

Ndërkaq, një minator tjetër tha se për një menaxher që nuk po shkarkohet po rrezikohet jeta e qindra minatorëve.

Minatorët kanë nisur grevën që tetë ditë, ku shumë prej tyre kanë kërkuar ndihmë mjekësore pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Ndryshe, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli sot nuk mori pjesë në mbledhjen e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku pritej që të raportonte lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen TREPÇA Sh.A. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori