LAJMI I FUNDIT:

Shpëton Veljanoski, nuk i merret imuniteti

Shpëton Veljanoski, nuk i merret imuniteti

Debati për marrjen e imujitetit të ish-kryetarit të Kuvendit, tanimë vetëm deputet i OBRM-PDUKM, Trajko Veljanoski, ishte me tensione, me replika të kundërta mes deputetëve nga opozita dhe pushteti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në mungesë të deputetit të BDI-së, Agim Shaqiri, komisioni me katër vota PËR dhe katër KUNDËR, nuk pati shumicë dhe deputeti në fjalë mbetet me imunitet.


Përndryshe, ai dyshohet nga Prokuroria Themelore Publike si një ndër organizatorët e ngjarjeve të 27 prillit të vitit 2017 kur u rrahën deputetë dhe gazetarë në Kuvendin e Maqedonisë.

Së bashku me Veljanoskin, dyshohen edhe Spiro Ristoski, Nikolla Gruevski dhe Mile Janakieski, bashkëpartiak dhe ish-zyrtar të lartë të OBRM-PDUKM-së.

Kryetari i komisionit për mandate në Kuvend, Pavle Bogoevski pas votimit 4:4 tha se Talat Xhaferi duhet të vazhdojë me procedurat e mëtejshme në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. /Telegrafi/