LAJMI I FUNDIT:

Shpëton mrekullisht, edhe pse përplaset nga vetura dhe hidhet në ajër (Foto/Video, +18)

Shpëton mrekullisht, edhe pse përplaset nga vetura dhe hidhet në ajër (Foto/Video, +18)

Një video shokuese që po qarkullon në internet, shfaq momentin kur një këmbësor goditet nga një veturë duke e hedhur për disa metra në ajër.

Në video mund të shihet një burrë duke vrapuar pa kontroll, nëpër rrugët e mbushura me vetura që po lëviznin me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.


Por edhe pse nuk ishte fare i kujdesshëm derisa po kalonte rrugën, ai arrin t’i shpëtoj përplasjes së parë, derisa vetura që po vinte nga kahja tjetër e godet me pjesën anësore duke e hedhur në ajër për disa metra.

Edhe pse fillimisht se goditja mund të ketë qenë fatale për burrin e paidentifikuar, pas disa sekondave ai mund të shihet në video duke u ngritur nga toka, dhe duke u larguar nga vendi i ngjarjes thuajse nuk ka ndodhur asgjë. /Telegrafi/

Perplasja 1

Perplasja 2