LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Ushtarët ukrainas nga njësia për operacione speciale e njohur si SOF kanë pastruar trupat ruse nga një ndërtesë industriale, dhe kanë kapur nëntë ushtarë rusë në frontin e Pokrovsk.

Operatorët e dronëve u ofruan trupave ruse një shans për të shpëtuar jetën e tyre, transmeton Telegrafi.

Përmes një altoparlanti të montuar në fluturaken pa pilot, luftëtarët e SOF-it u kërkuan rusëve të dorëzoheshin.

Pasi ata refuzuan, një grup nga SOF-i u infiltrua pas linjave ruse, mbushi ndërtesën industriale me eksploziv dhe e shpërtheu atë.

“Një shpërthim i fuqishëm e bindi armikun se duhet të kishin pranuar menjëherë ofertën e forcave speciale. Trupat ruse filluan të tundnin një leckë të bardhë nga dritarja e ndërtesës së dëmtuar, duke sinjalizuar qëllimin e tyre për t’u dorëzuar”, thuhet në kumtesën e ukrainasve.

Menjëherë pas kësaj, dy grupe prej katër dhe pesë ushtarësh rusë u zhvendosën drejt pozicioneve të Ukrainës. Disa prej tyre u plagosën. Forcat speciale ukrainase dhanë ndihmën e parë për trupat ruse dhe filluan evakuimin e tyre. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Rusët u zvarritën përmes tubit të gazit duke shpresuar t’i zënë pritë ukrainasve – e pësojnë keq ushtarët e Putinit

Evropa
Rubio flet për përplasjen në Zyrën Ovale: Nuk mund ta besoja atë që po shihja, isha sikur – kjo nuk mund të jetë e vërtetë

Amerika
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Shpërthimi bëri që nëntë ushtarë rusë të dorëzohen tek forcat speciale ukrainase pranë Pokrovsk

Evropa
Ushtarët ukrainas i reagojnë Trumpit: Nëse na mbarojnë plumbat amerikanë, do të gjejmë armë tjera

Botë
Kushëriri i JD Vance, ish-luftëtar vullnetar në Ukrainë, dënon 'sjelljen' e zëvendës-presidentit amerikan ndaj Zelenskyt

Kalo në kategori