LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në ambasadën amerikane në Kiev

Shpërthim në ambasadën amerikane në Kiev

Autoritetet në Ukrainë thanë se një pajisje ka shpërthyer në kompleksin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kiev, por nuk ka shkaktuar viktima.

Policia tha se shpërthimi ka ndodhur rreth mesnatës.


“Hetuesit kanë zbuluar se një person i panjohur ka hedhur pajisje shpërthyese në bazën e misionit diplomatik”, tha përmes një deklarate policia.

Ambasada amerikane nuk e ka komentuar ende rastin, transmeton Evropa e Lirë.