LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim jashtë Aeroportit të Kabulit, ende nuk raportohet për viktima

Shpërthim jashtë Aeroportit të Kabulit, ende nuk raportohet për viktima

Një nga portat e hyrjes në aeroportin e Kabulit është goditur nga një shpërthim i madh vetëm disa orë pasi agjencitë e inteligjencës perëndimore paralajmëruan për një kërcënim të afërt terrorist.

Këtë e ka konfirmuar sekretari i shtypit të Pentagonit, John Kirby përmes një mesazhi në rrjetin social Twitter.


“Ne mund të konfirmojmë një shpërthim jashtë aeroportit të Kabulit. Për momentin nuk kemi informata rreth viktimave. Ne do të japim detaje shtesë kur të mundemi”, tha Kirby.

Ngjarja duket se ka ndodhur në Portën e Abacisë në aeroportin ndërkombëtar, e cila u pasua pas të shtënave me armë dhe erdhi ndërsa disa vende perëndimore njoftuan përfundimin e fluturimeve të tyre të evakuimit duke cituar një kërcënim akut të një sulmi ndoshta brenda pak orësh.

Presidenti amerikan, Joe Biden është informuar për shpërthimin jashtë aeroportit të Kabulit, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.

Ministri i Forcave të Armatosura britanike: Një "sulm shumë vdekjeprurës" mund të ndodhë në aeroportin e Kabulit brenda pak orësh
Lexo po ashtu Ministri i Forcave të Armatosura britanike: Një "sulm shumë vdekjeprurës" mund të ndodhë në aeroportin e Kabulit brenda pak orësh

Burimet e mbrojtjes britanike besojnë se nuk ka viktima ushtarake pas shpërthimit pranë hotelit Baron – ndikimi mbi civilët ende nuk është i qartë.

Ndryshe, ministri i Forcave të Armatosura të Britanisë së Madhe, James Heappey, gjatë ditës kishte paralajmëruar se kishte informata “shumë të besueshme” për një kërcënim “të rëndë” në kryeqytet. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Pamje nga ajri që tregojnë se çfarë ka mbetur nga qyteti ukrainas Chasiv Yar

Evropa
Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Ukrainasit bombardojnë qendrën trajnuese të rusëve, e godasin me sistemin raketor amerikan ATACMS

Evropa
Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Propozimi përfundimtar i rezolutës për Srebrenicën dërgohet në OKB

Bosnja
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Deshifrohet një tekst i lashtë - ai tregon se si dukej mbrëmja e fundit e Platonit

Greqia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Kalo në kategori