Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sonte në një mobileri në fshatin Arrameras, në Fushë Krujë.
Një sasi e konsiderueshme tritoli i është vënë një mobilierie të një banori të zonës, i cili e ka dhënë me qira tek një person tjetër.
Nga shpërthimi ka dëme të mëdha materiale pasi e gjithë godina është shkatërruar, madje janë dëmtuar dhe bizneset përreth. Policia ka nisur hetimet.
“Fushë Krujë/Informacion paraprak: Rreth orës 20:40, në aksin rrugor kryesor ‘Fushë Krujë-Tiranë’, në fshatin Arrameras, në ambientet e jashtme të një ndërtese (mobilieri) të marrë me qira nga shtetasi D. C., banues në fshatin Larushk, Fushë Krujë, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të shumta materiale”.
“Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilat vijojnë kontrollet në zonë, për kapjen e autorit/ëve. Në vendngjarje ndodhen drejtuesit vendorë të Policisë dhe grupi hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e kapjen e autorit/ëve.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251