LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë ruse të municionit, “top i madh i zjarrtë” ngritet në qiell

Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë ruse të municionit, “top i madh i zjarrtë” ngritet në qiell

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fabrikën e municionit Votkinsk, e cila gjendet rreth 50 kilometra nga Izhvesk.

Si pasojë e shpërthimit të fuqishëm, i tërë objekti është përfshirë nga zjarri i madh, transmeton Telegrafi.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass, ka njoftuar se ekipet kujdestare kanë mësuar se shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës sa planifikohej të bëheshin disa testime të motorëve të raketave.


“Ishte një ngjarje e planifikuar, e jo rast urgjent”, u tha nga Tass.

Snajperi ukrainas kaloi 11 orë në pritë për të vrarë oficerin rus - që në të shtënën e parë
Lexo po ashtu Snajperi ukrainas kaloi 11 orë në pritë për të vrarë oficerin rus - që në të shtënën e parë

Përveç produkteve për përdorim civil, fabrika ka prodhuar edhe predha për artileri, përfshirë raketat balistike për sistemet raketore Topol M dhe Iskander.

Fabrika që ka një poligon testimi, në fund të vitit të kaluar, ka arritur të nënshkruaj 19 marrëveshje për prodhimin e komponentëve të armëve bërthamore.

Në rrjetet sociale është shpërndarë videoja, që tregon “topin e madh të zjarrtë” që ngritet në qiell pas shpërthimit të fuqishëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Zelensky ka treguar se çka planifikon t'i ofrojë Rusisë

Evropa
Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Tërmet i fuqishëm në Kroaci, njerëzit po braktisin shtëpitë e tyre

Kroacia
Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Trump dërgon njeriun e tij në Kiev - do të bisedohet për mineralet 500 miliardë dollarëshe të Ukrainës

Amerika
Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Shefi i Pentagonit: Evropianët duhet të investojnë më shumë në mbrojtjen e tyre, atëherë amerikanët do të bashkohen për t'ju ndihmuar

Amerika
Trump thotë se

Trump thotë se "autoriteti i SHBA-së" do ta marrë Gazën

Azia
Kalo në kategori