LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i fuqishëm në Krime, pamjet tregojnë momentin kur depoja e municionit të ushtrisë ruse përfshihet nga zjarri

Shpërthim i fuqishëm në Krime, pamjet tregojnë momentin kur depoja e municionit të ushtrisë ruse përfshihet nga zjarri

Video të ndryshme po qarkullojnë në internet nga pjesë e okupuar nga rusët në Ukrainë – përkatësisht në jug dhe juglindje të këtij vendi.

Transmetuesi ukrainas Nexta, ka publikuar një video të një shpërthimi tejet të fuqishëm në Krime, transmeton Telegrafi.


Rusët pretendojnë se bëhet fjalë për djegien e një trafostacioni, ndërsa këshilltari i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, përbri videos së publikuar ka shkruar se hidhet në erë depoja e municionit të ushtrisë ruse.

Zelensky shkarkon krerët e organeve të sigurisë
Lexo po ashtu Zelensky shkarkon krerët e organeve të sigurisë

Një zyrtar pro-rusë në Krime i identifikuar si Sergey Aksionov, ka thënë se ka shkuar me urgjencë në fshatin Majskoj në afërsi të Jankojit, raporton The Guardian.

E shpërthime të tilla në rajonet e okupuara të Ukrainës nga ushtria ruse, janë shpeshtuar ditëve të fundit. Këtë e konfirmojnë aksione të shumta ushtarake të ukrainasve që kanë filluar me kundërsulme.

Madje presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në fillim të muajit është zotuar, se as edhe një pëllëmbë tokë e Ukrainës nuk do të lihet në duart e rusëve – duke premtuar se vendet që kontrollohen nga Moska do të rikthehen. /Telegrafi/