LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim me bombë në një restorant në Paris, raportohet për 12 të plagosur (Video)

Shpërthim me bombë në një restorant në Paris, raportohet për 12 të plagosur (Video)

Një shpërthim me bombë ka ndodhur në një restorant në periferi të Parisit. Mësohet se nga shpërthimi janë plagosur 12 persona, ku dy prej tyre kanë pësuar djegie të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në Aubervilliers, një komunë në rrethinën Seine-Saint-Denis ku një eksploziv i llojit “Kokteil Molotov”, ka shpërthyer në ambientet e restorantit.


Policia ka mbërritur në vend-ngjarje rreth orës 20:30 të mbrëmjes së djeshme. Rreth 50 zjarrfikës u thirrën për t’u vënë nën kontroll flakët, raportoi Le Parisien.

Mediat kanë raportuar, përcjell tvklan.al, se 10 persona kanë pësuar djegie të lehta ndër ta edhe 6 policë që po përpiqeshin të normalizonin flakët.