LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim afër stacionit të policisë në veri, nuk ka të lënduar

Shpërthim afër stacionit të policisë në veri, nuk ka të lënduar
Foto: Arkiv

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Telegrafin se një shpërthim në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.

Policia njoftoi se shpërthimi saktësisht ka ndodhur në rrugën “Petar Kral” dhe nuk ka asnjë të lënduar.


Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajon e veriut tha për Telegrafin se si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një shtyllë elektrike dhe një veturë.

“Policia është duke e trajtuar rastin si ‘shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, është shprehur Elshani.

Ndryshe, ditë më parë eksperti i sigurisë dhe drejtori i institutit OCTOPUS, Agim Musliu, ka thënë se sipas të  dhënave që ka marrë ky institut nga opozita serbe në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiqi ka urdhëruar Milan Radoiçiqin që të fillojë rebelimin e serbëve në komunat veriore të Kosovës. /Telegrafi/