LAJMI I FUNDIT:

Shpërtheu kanalizimi para një muaji dhe askush nuk intervenoi, banorët e Fushë Kosovës në telashe nga ujërat e zeza

Shpërtheu kanalizimi para një muaji dhe askush nuk intervenoi, banorët e Fushë Kosovës në telashe nga ujërat e zeza

Edhe pas më shumë se një muaji nga shpërthimi i kanalizimit, askush nuk ka intervenuar për ta zgjidhur problemin e ujërave të zeza në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë.

Banorët e kësaj zone çdo ditë duhet të kalojnë nëpër këtë rrugë, pasi siç thonë ata rrugë tjetër nuk kanë.


Për këtë problem ata kishin kontaktuar edhe ujësjellësin rajonal “Prishtina” të cilët kanë thënë se zgjidhja e këtij problemi i përket komunës.

Shpërthen kanalizimi në një lagje në Fushë Kosovë, banorët të frikësuar se mos paraqitet ndonjë sëmundje
Lexo po ashtu Shpërthen kanalizimi në një lagje në Fushë Kosovë, banorët të frikësuar se mos paraqitet ndonjë sëmundje

“Ka një muaj që situata është kështu. Kanalizimi ka shpërthyer dhe nuk po rregullohet. Kemi kontaktuar me ujësjellësin, të cilët na thanë se është në kompetencë të komunës. Këta të fundit nuk lajmërohen dhe po tregojnë papërgjegjësi të madhe. Këtu afër janë kontejnerët e mbeturinave dhe era e kanalizimit së bashku kanë bërë që të mos kalohet këtej. Rrugë tjetër nuk kemi dhe shpresojmë që ky problem të zgjidhet”, tha banorja Arlinda Haxhimusa për Telegrafin.

Në lidhje me të njëjtin problem, Telegrafi kishte raportuar edhe një muaj më parë.

Ndërkaq, pavarësisht përpjekjeve që të kontaktohet Komuna e Fushë Kosovës për t’i pyetur për këtë çështje, ata nuk e kanë hapur telefonin.

Me të njëjtin problem po përballen edhe banorët e rrugës për “Uglar”.

“Përveç që kjo po shkakton problem në qarkullimin e qytetarëve, po është rrezik edhe për shëndetin. Madje, afër ndodhet edhe furrë e bukës e dyqane tjera”, tha për Telegrafin një banore në këtë rrugë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori