LAJMI I FUNDIT:

Shpërthejnë akuzat mes analistëve: Kush po i shërben pushtetit?

Shpërthejnë akuzat mes analistëve: Kush po i shërben pushtetit?

Llafe e akuza të rënda e personale janë shkëmbyer mes analistëve Dukagjin Gorani, Driton Selmanaj dhe Petrit Zogaj, në emisionin Click të RTV21.

Akuzën i pari e ka nisur Dukagjin Gorani, i cili i quajti të gjithë ata që po e kritikojnë opozitën e me theks të veçant VV-në, si njerëz që po i shërbejnë pushtetit tani me analiza që më vonë të gjejnë një punë te ai, duke u bërë pjesë e tij, transmeton Gazeta Blic.


Ndaj akuzës së Goranit menjhëherë kanë reaguar me shaka, Selmanaj e Zogu duke thënë se “ata nuk kanë qenë kurrë afër me pushtetin”.

Por, nuk mbaroi me kaq.

Driton Selmanaj, dukshëm i nervozuar ia ktheu Dukagjin Goranit kur theksoi se ai nuk mund të durojë dikë që ka njohuri t’i shërbejë dikujt tjetër, për dallim që kjo mund të jetë e kuptueshme që këtë ta bëjnë politikanët.

Selmanaj të paktën dy herë e ka përdorur fjalën “nuk mund ta duroj”, gjatë replikës së tij.

Në replikë është kyçur edhe Petrit Zogaj, i cili tha se ai nuk ka përvojë se si duhet t’i hyjë në qejf pushtetit për të marrë pozicione, sepse këtë s’e ka bërë kurrë.

Si referencë ndaj Goranit, ai tha se kurrë nuk ka qenë pjesë e pushtetit.