LAJMI I FUNDIT:

Shpërndanin marihuanë mes vete, policia arreston tre persona në Prishtinë

Shpërndanin marihuanë mes vete, policia arreston tre persona në Prishtinë

Policia ka njoftuar se në rrugën “Eqrem Çabej” në Prishtinë, është raportuar se tre të dyshuarit meshkuj, janë kapur duke shkëmbyer mes veti një sasi substancë narkotike të llojit marihuanë me peshë 78.2 gramë.

Ndërsa janë kontrolluar tri shtëpitë e të dyshuarve, ku në njërën prej tyre është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë 3 kg 571.5 gramë.


Të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/