LAJMI I FUNDIT:

Shpërndahen tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit në Luginën e Preshevës

Shpërndahen tekstet mësimore në gjuhën shqipe për nxënësit në Luginën e Preshevës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mundësuar pajisjen me tekste shkollore në gjuhën shqipe për nxënësit e shkollave fillore të Luginës së Preshevës.

Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, së bashku me ministren e Ministrisë së Arsimit, Shkencave, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, shpërndanë tekstet mësimore për nxënësit në shkollat fillore ‘’Muharrem Kadriu’’ në fshatin Tërnoc i Madh në Bujanoc dhe ‘’Zenel Hajdini’’ në fshatin Raincë në Preshevë.


‘’Është e rëndësishme që ajo çfarë ka munguar më herët në fushën e arsimit, si furnizimi me tekstet mësimore në gjuhën shqipe, të mos mungojë për brezat e ardhshëm dhe të kenë tekstet në gjuhën e tyre’’, tha Bislimi.

Bislimi dhe Nagavci shprehën kënaqësinë e veçantë të ndarjes së këtyre teksteve për herë të parë në Luginën e Preshevës.

“Drejtorët e këtyre shkollave i mirëpritën dhe shprehën mirënjohje për këtë iniciativë të Qeverisë dhe vlerësuan lartë kontributin e dhënë. Nga to, u pranuan dhurata simbolike, si libra dhe literaturë në gjuhën shqipe, të shkruar nga autorë nga Lugina e Preshevës”, thuhet në njoftimin për media.

Vlera e vënë në dispozicion për sigurimin e teksteve kap shifrën e 255 mijë eurove. Në këto vizita, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministrja Nagavci u shoqëruan nga Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori