LAJMI I FUNDIT:

Shpërblehen storiet më të mira mediale kundër-korrupsion

Shpërblehen storiet më të mira mediale kundër-korrupsion

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), së bashku me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK), Organizatën Globale e Deputetëve Kundër Korrupsionit (GOPAC) dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim ne Evropë (OSBE), sot do të ndajnë çmimin për gazetari me temë Kundër Korrupsionit, si mirënjohje për përpjekjet e palodhshme të gazetarëve që luftojnë aktivitetet korruptive me anë të storieve të publikuara.

Të pranishëm në ceremoni do të jenë përfaqësues të organizatorëve, kreu i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsion, palë të interesuara, gazetarë, përfaqësues të shoqërisë civile, etj.