LAJMI I FUNDIT:

Shpërblehen fituesit e rrogës së 13-të të dhuruar nga Meka Halal Food, tregojnë se ku do t’i shpenzojnë paratë

Meka Halal Food në partneritet me Telegrafi Jobs, kanë dhuruar pagën e 13-të prej 500 eurove për fituesit fatlumë të lojës shpërblyese.

Gjashtë fituesit me fat e nisën vitin 2024 me një surprizë të këndshme financiare.


Ata u zgjodhën në mënyrë të rëndomtë në Instagram dhe të cilët kishin ndjekur të gjitha rregullat e lojës.

Të mërkurën në zyrat e Telegrafit, fituesit teksa morën shpërblimet falënderuan dy kompanitë që mundësuan realizimin e kësaj loje shpërblyese.

Menaxheri i Telegrafi Jobs, Brezar Xërxa, falënderoi kompaninë partnere, Meka Halal Food që shpërbleu fituesit me rrogën e 13-të.

Brezar Xërxa

“Falënderojmë Meka Halal Food që ka dhënë pagën e 13-të për gjashtë fituesit në bashkëpunim me Telegrafi Jobs, e cila ka qenë organizatore e lojës shpërblyese”, u shpreh Xërxa.

Ndërsa pronari i Meka Halal Food, Pirro Piraj, tha vazhdimisht e japin rrugën e 13-të dhe të 14-të për të gjithë ata që punojnë në këtë kompani.

Pirro Piraj

“Këtë herë kemi vendosë që edhe konsumatorët tanë me i shpërbly me nga një pagë shtesë, në bashkëpunim me Telegrafin të cilët i falënderojmë”, deklaroi Piraj.

Petrit Bejdoni, fitues i shpërblimit, tha se po ndjehet shumë mirë dhe se njoftimi që është fitues i lojës ishte një befasi e këndshme.

Petrit Bejdoni

“Normal që ka qenë shumë befasi, se zakonisht jemi mësu ose mos me besu ose me mendu që s’ke fat kur luan dhe mos me mujt me fitu. Kështu që ka qenë shumë befasi. Normalisht që po ndihem shumë mirë”, u shpreh Bejdoni.

Fituesi tjetër, Leotrim Tahiri, tregoi se si do t’i shpenzojë mjetet e fituara.

Leotrim Tahiri

“Kemi menduar që të shkojmë në një pushim. Besoj që është një surprizë shumë e mirë dhe e mirëpritur”, tha ai.

Ndërsa, Kaltrina Haskaj, tha se nuk është hera e parë që merr pjesë në lojëra të tilla, por hera e parë që fiton.

Kaltrina Haskaj

“Kam marr pjesë edhe më herët nëpër lojëra, por jo që kam fitu ndonjëherë. Kjo është hera e parë dhe kam luajtur krejt rastësisht. Kam fituar dhe faleminderit shumë kompanisë”, u shpreh Haskaj.

Lirije Segashi është fituesja tjetër e cila tha se është konsumatore e rregullt e kompanisë Meka Halal Food.

Lirije Segashi

“Jam ndi shumë mirë. Kompaninë Meka e përcjell dhe i përdori shumë produktet e saj. E kam pa që është në bashkëpunim me Telegrafin. Mu ka duk si lojë shumë e besueshme. E kam provu”, deklaroi ajo.

Ndërsa, Lumnije Bajgora-Salihu tha se ka fat në lojëra të tilla dhe vazhdimisht i përcjell ato.

Lumnije Bajgora-Salihu

“Produktet e Meka Halal Food janë shumë cilësore. Janë shumë të mira. Lojërat i përcjelli shumë. Kam fat, kam besuar shumë. Faleminderit shumë prej juve”, u shpreh Bajgora-Salihu.

Vazhdoni të lexoni Telegrafi Jobs për surpriza të tilla! 

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori