LAJMI I FUNDIT:

Shpenzimet marramendëse për mirëmbajtjen e Lamborghinit Murcielago (Foto)

Shpenzimet marramendëse për mirëmbajtjen e Lamborghinit Murcielago (Foto)

Simon George nga Britania e Madhe, është pronari i një nga njësive të para të Lamborghinit Murcielago, që ka shpenzuar afro gjysmë milioni euro prejse e ka blerë në vitin 2004.

Për super-makinën që ka 420 mijë kilometra të kaluara, janë shpenzuar deri më tani afro 150 mijë euro vetëm në derivate, transmeton Telegrafi.


Mirëpo, meqë është një veturë e shpejtë dhe shumë qe qëndrueshme, nevojitet që t’i ndërrohen gomat, disqet e frenave dhe t’i bëhen kontrollet e nevojshme.

Për të gjitha këto, është dashur të shpenzohen afro 200 mijë euro, sepse pjesët e saj janë shumë të kushtueshme.

Pos këtyre, Lamborghini është makinë luksoze dhe për të duhet të paguhet shtesë në kompani të sigurimeve, që kushton rreth 20 mijë euro, si dhe taksa rrugore që ka shumë pothuajse të njëjtë.

Pagesa e të gjitha këtyre detyrimeve, vetëm për të pasur modelin e rrallë Murcielago, është enorme dhe jo të gjithë pronarët mund ta përballojnë. /Telegrafi/