LAJMI I FUNDIT:

SHPELLA

SHPELLA

Poezi nga: Federico Garcia Lorca
Përktheu: Anton Papleka

Nga shpella dalin
Dënesa të gjata.


(Ngjyra vjollcë
Mbi të kuqen.)

Cigani kujton
Vende të largëta.

(Kulla të larta dhe njerëz
Të mistershëm.)

Sytë e tij shkojnë
Me zërin e tij të ndërprerë.

(E zeza mbi të kuqen.)

Dhe me bardhësi gëlqereje
Shpella dridhet midis të praruarës.

(E bardha
Mbi të kuqen.)