LAJMI I FUNDIT:

Shpejtësia e Porsche 911 GT2 RS, shumë me lartë se që është thënë më parë (Video)

Shpejtësia e Porsche 911 GT2 RS, shumë me lartë se që është thënë më parë (Video)

Ngasja nga shoferi profesionist, ka bërë që kjo makinë të lëvize shumë më shpejtë

Gjëja që dihet sigurisht, është se kjo Porshe është shumë e shpejtë, vetëm se nuk dihej që arrinte edhe më shpejtë se që ka thënë më pare vet kompania prodhuese, transmeton Telegrafi.


Me shpejtësi maksimale prej 340 kilometra në orë, modeli 911 GT2 RS ka hyrë në mesin e super-mkinave më të mira që ndodhen në treg. Tani po del se, kjo nuk është shpejtësia maksimale që ka.

Johnny Brohmer është shoferi profesionist, që ka vozitur në një pistë të mbyllur dhe ka arritur atë që nuk pritej. Kjo Porsche ka arritur shpejtësi deri në 352 kilometra në orë, deri lëvizte në një shteg prej 3.7 kilometrash.

Gjetjet që janë bërë nga Brohmer, për Porsche 911 GT2 RS ka nuk dihet nëse i di kompania prodhuese, ndërsa nuk rekomandohet të provohen nga shoferët tjerë. /Telegrafi/