Shpatë me dy tehe: Këta njerëz nuk do të duhej të bartnin maska, mirëpo janë të detyruar për shkak të pandemisë së coronavirusit

Njerëzit me sëmundje të mushkërive nuk do të duhej të bartnin maska mbrojtëse nëse u krijojnë probleme gjatë frymëmarrjes, theksojnë ekspertët
Siç shkruan “Daily Mail-i” londinez, Qeveria britanike banorëve tani u rekomandon që maskat t’i bartin në rastet kur është e vështirë të mbahet distanca e domosdoshme prej më së paku dy metra në raport me njerëzit e tjerë, përcjell Telegrafi.
Megjithatë, për shkak të bartjes së maskës në fytyrë, njerëzit të cilët vuajnë nga sëmundjet siç janë astma, sëmundja kronike obstruktive apo fibroza cistike mund të kenë probleme me frymëmarrjen – te astmatikët mund të shkaktojnë sulme të astmës, ndërsa te disa të tjerë mund të shfaqet anksioziteti.
Nga ana tjetër, nëse nuk bartin maska, pacientët me sëmundje të mushkërive janë të ballafaquar me rrezikun e shtuar nga sëmundja serioze nga COVID-19, nëse infektohen nga coronavirusi, mirëpo është më se e sigurt që me atë rast virusin do ta transmetojnë te të tjerët, thekson gazeta.
Për këtë shkak, u është rekomanduar që maskat t’i bartin që të mbrojnë nga infeksioni edhe veten edhe ata në afërsi të tyre, pos nëse ajo u shkakton probleme të tjera shëndetësore.
Bartja e maskave në vende të caktuara aktualisht është e obligueshme në shumë shtete evropiane, duke përfshirë Francën, Gjermaninë, Austrinë, Çekinë dhe Sllovakinë.
Në udhëzimet zyrtare, Qeveria britanike ka rekomanduar bartjen e maskave në situatat në të cilat, në hapësira të mbyllura në të cilat nuk është e mundshme distanca shoqërore, vjen deri te takimi me persona të panjohur, siç janë qëndrimet e shkurtra nëpër dyqane apo automjete të transportit publik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame