LAJMI I FUNDIT:

SHPALLJE DËNIMI PËR TIRANINË

SHPALLJE DËNIMI PËR TIRANINË

Poezi nga: Illyes Gyula
Përktheu: Maksim Rakipaj

Ku të ketë tirani
kudo ka tirani
jo veç në gryka pushkësh,
jo veç pas dyer burgjesh,


jo veç nëpër qeli
ku bëhet hetuesi,
jo veç n’britma policësh
që natën futin frikën,

jo veç fjalët tërkuzë
që mbushin akt-akuzën,
jo n’trokitje mbi mure
si shenja Mors në burgje

jo veç gjyqtari mizor
që shpall dënimin: Fajtor!
tirani ka kudo
jo vetëm kur dëgjon

“Merr shenjë! Gaaati! Zjarr!”
pastaj si thes në varr,
duke të hequr zvarrë,
kur jetën ta kanë marrë…