LAJMI I FUNDIT:

Shpallet konkurs për projekte inovative ekologjike në Maqedoni

Shpallet konkurs për projekte inovative ekologjike në Maqedoni

Është shpallur konkursi i dytë ”Varet nga ti” që ka të bëjë me projekte inovative të destinuara për luftë kundër ndryshimeve klimatike, uljen e ndotjes, mbrojtjen e gjelbërimeve, ose uljen e mbeturinave të forta, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Konkursi mbështetet nga UNDP, USAID, Ambasada suedeze, Ministria e planifikimit hapësinor dhe ambientit jetësor, Milieukontakt Maqedonia dhe Fakulteti i shkencave informatike dhe inzhenjeringut kompjuterik.


Ideja më inovative do të shpërblehet me grant financiar prej 10000$ amerikan, nga të cilat 1000$ do të jepen si shpërblin, kurse 9000$ do të jepen për projektin, ku përfshihet mbështetje teknologjike, mentorin dhe ndihmë në gjetjen e partnerëve të cilët do të kishin interesim për financimin e mëtutjeshëm të projektit./Telegrafi/