LAJMI I FUNDIT:

Shpallen rezultatet e zgjedhjeve paraprake të PD-së në disa bashki, mësohen emrat e fituesve

Shpallen rezultatet e zgjedhjeve paraprake të PD-së në disa bashki, mësohen emrat e fituesve

PD ka mësuar kandidatët e parë me të cilët do të garojë në zgjedhjet lokale të 14 majit. Ata kanë dalë nga primaret e mbajtura këtë të diel në këtë parti.

Procesi i votimit u mbyll zyrtarisht në orën 18:00, ndërsa në më pak se një orë kanë dalë rezultatet në bashkitë e para. Mësohet se në Albert Malaj është shpallur fitues në bashkinë e Memaliajt, pasi ka marrë 300 vota, kundrejt Bukurosh Ajdinit me 20 vota dhe 4 vota te pavlefshme.


Në Selenicë kanë votuar në total rreth 350 anëtarë dhe simpatizantë të kësaj partie. Mësohet se Leonard Rakipaj është shpallur fitues teksa ka marrë 270 vota, ndërsa Jani Dapaj ka marrë 70, vetëm 10 vota për Dhurata Mecorapajn.

Në Gjirokastër, pas numërimit të votave, rezulton fitues Dorjan Lani, 291 vota, pas tij Enkelejda Mushi me 48 vota dhe Telnis Skuqi me 34 vota. Në primaret e Bashkisë Gjirokastër kanë marrë pjesë 373 persona.

Në Tepelenë, Baftjar Imeri ka marrë 109 vota, Hysni Kasëmi 71 vota dhe 3 vota të pavlefshme. Në Bashkinë Këlcyrë, pas numërimit të votave, rezulton fitues Arjan Kasaj me 171 vota, përballë tij ishte Edmond Nano me 39 vota dhe 1 votë e pavlefshme.

Në Kolonjë, Et’hem Lumani nuk kishte rival në garë dhe është shpallur fitues me 100 përqind të votave nga 495 votues. Po ashtu, në të njëjtën mënyrë, pa rival, është shpallur fitues me 282 vota Adil Xhelili në bashkinë e Libohovës.

Kandidati fitues nga primaret në Shijak është shpallur Rezear Tusha me 333 vota, ndërsa Astrit Hoxha në vend të dytë me 90 vota. Në primaret e Shijakut garuan edhe Agim Rameta dhe Fatbardh Gjata.

Në Kuçovë është shpallur fitues me 339 pro, 6 kundër dhe 7 të pavlefshme Lefter Maliqi.

Mësohet se kandidati i PD-së në zgjedhjet e 14 majit në Pogradec do të jetë Zini Tollozhina, i cili ka arritur të fitojë me vetëm 2 vota diferencë ndaj Oligert Muçllarit. Bëhet e ditur Tollozhina ka marrë 291 vota ndaj 289 vota të Oligert Muçllarit çka tregon se gara ka qenë e hapur deri në votat e fundit. Zini Tollozhina ka qenë ish-kryetar dege i PD-së Pogradec në vitet 94-97.

Elvis Hajdërlli ka fituar në Devoll me 1184, ndërsa Vojsava Bregu ka marrë 156 vota e Xhensila Kapo vetëm 18 vota./A2 CNN/

Kandidatet e PD për kryetar bashkie

1. Tepelena Baftjar Imeri

2.Gjirokastër Dorjan Lani

3.Poliçan Behar Xhaferraj

4.Skrapar Eugen Mustafallari

5. Vau Dejës Zef Hila

6. Selenicë Leonard Rakipaj

7.Dimal Gentjan Meçe

8. Roskovec Nerdit Hazizaj

9.Kolonjë Ethem Lumani

10.Shkoder Bardh Spahia

11.Patos Sofie Alushaj

12.Berat Zija Ismaili

13.Mallakaster Resmi Shanaj

14.Memaliaj Albert Malaj

15.Shijak Rezart Tushaj

16.Pogradec Zini Tollozhina

17.Libohovë Adil Xhelili

18.Lushnje Edurat Sharkaj

19.Devoll Elvis Hajdërlli

20.Kurbin Behar Haxhiu

21. Divjakë Aurel Malko

22.Mallakastër Resmi Shanaj

23.Rroskovec Erdit Hazizaj

24.Vorë Indrit Hoxha

25.Korçë Ledina Alolli

26.Vlorë Hysni Sharra

27.Durrës Igli Cara

28.Peqin Mustafa Pashja

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Djegia e shtëpisë dyshohet të jetë shkaktari i vrasjes së djeshme në Pejë – viktima dhe i dyshuari ishin miq

Jehona Hulaj
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

KSHZ pas numërimit të 99.85% të votave, Osmani 13.36%, Taravari 9.21%

Politikë
Kalo në kategori