LAJMI I FUNDIT:

Shpallen rezultatet e verifikimit të së kaluarës për zyrtarët policorë, që do t’i zëvendësojnë policët në veri

Shpallen rezultatet e verifikimit të së kaluarës për zyrtarët policorë, që do t’i zëvendësojnë policët në veri

Janë shpallur rezultatet e verifikimit të së kaluarës për zyrtarë policorë, sipas konkursit të shpallur më 5 janar 2023 për zëvendësimin e policëve të dorëhequr në veri të Kosovës.

Policia në njoftimin për shpalljen e rezultateve, ka bërë të ditur se prej 85 aplikantëve, gjashtë kanë dështuar.


Policia shpall konkurs për zëvendësimin e serbëve të dorëhequr në veri
Lexo po ashtu Policia shpall konkurs për zëvendësimin e serbëve të dorëhequr në veri

“Kandidatët të cilët kanë ndonjë vërejtje në procesin e rekrutimit dhe seleksionimit për çdo fazë të testimit, kanë të drejtë të ankohen. Ankesa duhet t’i adresohet Komisionit përzgjedhës në afatin prej pesë ditëve kalendarike, nga data e publikimit të rezultateve”, thuhet në njoftimin për media.

Në fillim të janarit 2023, Policia e Kosovës shpalli konkurs për punësimin e zyrtarëve të rinj nga komunitetet joshumicë për të plotësuar pozitat e lira në Drejtorinë Rajonale të Policisë Mitrovicë Veri. Numri i vendeve të punës nuk është specifikuar.

Shpallja e këtij konkursi u bë pasi rreth 550 pjesëtarë të komunitetit serb u larguan nga Policia e Kosovës në veri të vendit në nëntor të vitit 2022.

Dorëheqjet u dhanë në shenjë pakënaqësie ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës që kishte të bënte me riregjistrimin e vetura me targa serbe, në ato RKS. /Telegrafi/