I shoqëruar nga Oxlade-Chamberlain, por ende jo gati për lojë - Milot Rashica pritet ngrohtësisht në stadium nga tifozët e Besiktasit

Milot Rashica është lojtari më i ri i Besiktas, ku sot ka qenë prezent në stadiumin e klubit turk, ku është pritur ngrohtësisht nga tifozët.
Besikas po luan ndaj Nefchi Baku në ndeshjen kthyese të Ligës së Konferencës, ndërsa përballjen e parë e ka fituar me rezultat 3-1.
Para se të fillonte takimi Rashica doli në fushë, duke i përshëndetur tifozët që ishin në stadium, të cilët e pritën ngrohtësisht.
Ai nuk është gati për këtë ndeshje, ndërsa ishte i shoqëruar nga ylli anglez Alex Oxlade-Chamberlain.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































