LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile në Prizren kërkon nga Albin Kurti që të shkarkojë Haskukën

Shoqëria civile në Prizren kërkon nga Albin Kurti që të shkarkojë Haskukën

Shoqëria Civile në Prizren, kërkon nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, që të shkarkojë kryetarin e Komunës, Mytaher Haskukën.

Përfaqësuesi i KDI-së, Naim Cahani tha se Kurti duhet të kërkojë llogari nga Haskuka për “katrahurën e krijuar në Prizren”.


“Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, duhet të ndërhy në këtë katrahurë të qeverisjes lokale në Prizren, dhe duhet të mbajë përgjegjës kryetarin e Komunës për mungesë të përgjegjshmërisë, në shkarkimin e drejtorëve me aktakuza, pse jo të kërkojë edhe dorëheqjen nga posti i kryetarit”, shprehet Cahani.

Sipas tij, standardet nuk vendosen ndryshe.

“Brenda 24 muajve nga konstituimi i organeve të qeverisjes lokale në Prizren u ngritën aktakuza për pesë drejtorë. S’ka më keq, kur kjo ndodh në një qeverisje, e cila rezultoi me shpresën për ndryshim, të qasjes dhe rikthimit të besimit të qytetarëve për një qeverisje ndryshe: pa afera, pa aktakuza dhe që punon për interesin e përgjithshëm qytetarë”, tha ai.

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuza kundër pesë drejtorëve të Ekzekutivit.

Në aktakuzë janë përfshirë drejtorët: Levent Kasëmi, Fejzë Kabashi, Refik Shaqiri, Islam Thaçi, si dhe Ertan Simitçi.

Simitçi, ka dhënë dorëheqje nga posti muaj më parë.

Aktakuza për keqpërdorim të detyrës zyrtare, dje janë ngritur edhe ndaj disa zyrtarëve të Komunës.

Cahani fajëson edhe subjektet tjera të cilat bashkë-qeverisin me Vetëvendosjen në Prizren.

“Tani më niveli i përgjegjësisë për këtë situatë të krijuar në qeverisjen lokale duhet të merr karakter më të gjerë”, tha Cahanaj, shkruan Prizrenpress.

“Aq sa është përgjegjës kryetari që vije nga radhët e LVV-së, po aq mbeten përgjegjëse edhe subjektet tjera që janë në partneritet qeverisës në Prizren duke përfshirë LDK, VAKAT, KDTP. Mos reflektimi i tyre për të kërkuar vendosjen e standardeve ndryshe, i bënë përgjegjës po aq sa është përgjegjës kryetari i Komunës”.

Dorëheqjen e kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, e kanë kërkuar edhe subjektet tjera opozitare.

Kryetari i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj tha se kryetari i Komunës, Haskuka duhet të reflektojë.

“Kjo qeveri nuk po sillet ashtu siç kanë premtuar”, tha Totaj.

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori