LAJMI I FUNDIT:

Shoqëria civile kërkon Vetting në arsimin e lartë, të mërkurën mban marsh protestues

Shoqëria civile kërkon Vetting në arsimin e lartë, të mërkurën mban marsh protestues

Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet KITU, ka njoftuar se të mërkurën do të mbajë një marsh protestues nga i cili do të kërkohet “Vetting në Arsimin e Lartë”.

“Koalicioni për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), i përbërë nga Admovere; Demokracia për Zhvillim (D4D); Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS); Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave (KIPRED); Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA); Çohu; Qendra për Arsim e Kosovës (KEC); Qendra për Kurajo Politike (CPC), të shqetësuar për shkeljet e vazhdueshme si dhe dhe mosgatishmërinë e institucioneve arsimore për ndërmarrjen e masave, organizon të mërkurën, më datë 4 dhjetor 2019 marsh protestues me kërkesën Veting në Arsimin e Lartë”, thuhet në njoftim.


Më tej thuhet se KITU është jashtëzakonisht e shqetësuar me vendimet e Këshillit të Etikës së UP-së, lidhur me denoncimet e partnerëve të koalicionit ADMOVERE dhe ORCA, me të cilat vendime amnistohet plagjiatura dhe mashtrimi akademik.

??????????

“Përgjigjet e Këshillit të Etikës se nuk kanë mandat e as mundësi profesionale për t’i shqyrtuar denoncimet janë të papranueshme për Koalicionin dhe si të tilla konsiderohen joetike. Si organizata të shoqërisë civile konsiderojmë se tashmë për dy vite me radhë i kemi shtjerrë të gjitha mjetet institucionale të adresimit të problemeve përmes raporteve, tryezave, kampanjave, takimeve e formave të tjera”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Sipas tyre, mungesa e seriozitetit nga ana e Universitetit po i bënë që tani të përdorin mjete tjera demokratike.

”Prandaj më 4 dhjetor 2019 ftojmë të gjithë qytetarët, studentët, organizatat studentore, organizatat e shoqërisë civile që të bashkohen në marshin me kërkesat për: Krijimin e komisionit për verifikimin e plagjiaturave dhe krijimin e komisionit për verifikimin e titujve akademikë”, thuhet tutje.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori