LAJMI I FUNDIT:

Shoqata “Thirrjet e Nënave” kërkon përfshirjen e tyre në dialog me Serbinë

Shoqata “Thirrjet e Nënave” kërkon përfshirjen e tyre në dialog me Serbinë

Shoqata “Thirrjet e Nënave” ka reaguar ndaj veprimeve të fundit të Qeverisë së Kosovës, në lidhje me përbërjen e delegacionit për bisedime me Serbinë, në Bruksel, me theks të veçantë rreth temës për personat e zhdukur!

Nesrete Kumnova, kryetare e shoqatës, ka thënë se nga qeveria kanë kërkuar që të përfshihen në delegacionin e bisedimeve me Serbinë duke theksuar se janë kategoria më e prekur njëherësh më e anashkaluar,


“Ne gjatë gjithë kohës kemi kërkuar që të përfshihemi në delegacionin e bisedimeve me Serbinë për faktin se ne jemi kategoria më e prekur dhe e anashkaluar gjatë gjithë procesit të zbardhjes së fatit të të pagjeturve!”, ka thënë Kumnova përmes një postimi në Facebook.

Në reagimin e kësaj shoqate thuhet se pjeseëmarrja e tyre në dialog është shumë e rëndësishme.

“Pjesëmarrja jonë është e rëndësishme në këtë delegacion përballë Serbisë kriminale, e cila ende e mban peng politik, fatin e shqiptarëve të zhdukur, ndaj pjesëmarrja e familjarëve të cilët kanë qenë aktiv në këtë proces për dy dekada dhe vazhdojnë të jenë do t ‘ishte një grusht i madh për Serbinë dhe një forcë e shtuar për temat që do të shtrohen”.

“Ne e kuptojmë qëllimin e mirë të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e bisedimeve por mos harroni se nuk mund të pajtohemi me Serbinë pa u zbardhur fati i më të dashurve tanë dhe pa kërkuar falje për krimet e bëra ndaj civilëve shqiptarë!”.

“Thirrjet e Nënave” kërkojnë nga udhëheqësit e vendit që të mos nguten në finalizimin e bisedimeve me Serbisë.
Kërkojmë nga Presidenti Thaçi, kryeparlamentarja Osmani dhe kryeministri Hoti, që të kenë kujdes dhe të mos nguten për finalizimin e bisedimeve me Serbinë, sepse nuk mbyllet kapitulli i luftës pa dhënë llogari pala pushtuese kriminale serbe, për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të pafajshëm!”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori