LAJMI I FUNDIT:

Shoqata “Peja” në New Yorku kërkon që Qeveria e Kosovës të jetë me e pranishme në diasporë

Shoqata “Peja” në New Yorku kërkon që Qeveria e Kosovës të jetë me e pranishme në diasporë

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar Shoqatën humanitare “Peja”, në New York, ku është takuar me përfaqësuesit e kësaj shoqate, me ç’rast befasia më e këndshme e këtij takimi, ishte se për herë te parë Shoqata humanitare “Peja”, u vizitua nga një ministër i Republikës së Kosovës.

Për përfaqësuesit e Shoqatës humanitare “Peja”, kjo vizitë e ministrit Krasniqi, është për tu vlerësuar, pasi që sipas tyre, që nga themelimi i shoqatës më shumë se dy dekada, kjo është vizita e parë i një përfaqësuesi qeveritar të Kosovës, që viziton këtë shoqatë.


Në këtë takim është biseduar për shumë çështje, jo vetëm të atyre humanitare, por edhe çështjet politike në vend, e po ashtu edhe për interesimin e bashkëkombësve tanë, të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë

Kryetari i Shoqatës humanitare “Peja”, në New York, Rejmond Zeka, tha për Telegrafin, se ishte nderë i veçantë për shoqatën që drejton ai, takimi me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi, bashkë me stafin e tij, si dhe Ambasadorin me seli në New York, Frymëzim Isufaj.

Zeka, u shpreh se ministrin Krasniqi, e njoftova me historinë e shoqatës sonë, me punën shumëvjeçare në aspektin humanitar, si dhe ndihmën e dhënë në shumë fusha, me organizimin e komunitetit tonë këtu e shumë gjëra të tjera, si dhe me sfidat dhe synimet tona në shërbim të komunitetit tonë.

“Kërkuam nga ministri Krasniqi, e po ashtu edhe nga Qeveria në Kosovë, të jetë me e pranishme dhe të ketë kontakte me te shpeshta me diasporën, si dhe kërkuam të na ofrojnë ndihmë profesionale si dhe projekte konkrete. Për këto kërkesa ministri në fjalë, na premtoj se do të jenë më të pranishëm në diasporë, si dhe do mundohen të bashkëpunojnë ngushtë me komunitetin shqiptar që gjendet në Amerikë”, tha Zeka për Telegrafin.

Po ashtu, kryetari i Shoqatës humanitare “Peja’, tha se në këtë takim kemi biseduar edhe fusha tjera, ku nga ministri na është premtuar se të gjitha kërkesat tona do i përcjellë në Ministritë përkatëse, kurse për Ministrinë që ai drejton, vetë Krasniqi , ka premtuar se do jap gjithë mbështetjen e duhur, sidomos sa i përket mundësisë së investimeve të ndryshme që komuniteti shqiptar është i gatshëm të investoj në vendin e origjinës.

Ndërkaq, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, falënderoi Shoqatën humanitare “Peja”, për kontributin e vazhdueshëm humanitar, qoftë në Pejë, por edhe në vendet tjera të Kosovës, e në veçanti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës , duke e konsideruar shoqatën si Ambasador të denjë të Kosovës në Amerikë.

“Padyshim se jemi shumë mirënjohës për kontributin humanitarë të Shoqatës “Peja”, në vazhdimësi, duke ndihmuar në mënyra të ndryshme qytetarët jo vetëm në Pejë e rrethinë, por edhe më gjerë. Po ashtu, konfirmoj se do të kemi bashkëpunim të vazhdueshëm më komunitetin shqiptaro-amerikan, në shumë fusha, si në ato që kanë të bëjnë me çështjet politike ne vend, e po ashtu edhe për interesimin e bashkëkombësve tanë, të cilët janë të interesuar të investojnë në Kosovë”, tha për Telegrafin, ministri i MAPL-së, Elbert Krasniqi.

Ai edhe një herë premtoi se Qeveria e Republikës së Kosovës, do jetë më e pranishme në diasporë, duke bashkëpunuar ngushtë me komunitetin në Amerikë.

Po ashtu, ai theksoi se në këtë takim me përfaqësuesit e Shoqatës “Peja”, është biseduar edhe për vizitën e tij në Amerikë, sidomos për pjesëmarrjen e tij në shënimin e ditës së parë të festimit të 10 vjetorit të bashkëpunimit Kosovë – IOWA, takimin me Guvernatoren Kim Reynolds, kryetarët e qyteteve, përfaqësuesit e këshillave dhe administratorët e qyteteve Clarion, Fort Dodge, Johnston, Sioux City, Des Moines dhe Norëalk, përkatësisht kryetarin e qytetit të Clarionit Duane Asbe, kryetarin e qytetit të Fort Dodge Matt Bemrich, kryetaren e qytetit të Johnston Paula Dierenfeld, kryetarin e pro tem Dan Moore, kryetaren e pro tem Linda Westergaard dhe kryetarin e qytetit Tom Philips, duke theksuar se “aktivitetet e parapara në Marrëveshjet e Bashkëpunimit/Binjakëzimit ndërmjet komunave të Kosovës dhe qyteteve të IOWA-s, i duhet dhënë energjinë e duhur me qëllim të zbatimit sa më të mirë të tyre dhe njëkohësisht për të krijuar mundësi dhe ide të reja”.

I pranishëm në këtë takim ishte edhe Musa Dakaj, veprimtarë dhe aktivist i njohur i çështjes kombëtare dhe përkrahës i fuqishëm i Shoqatës humanitare “Peja”, në New York. Ai për Telegrafin, tha se ishte një takim i ngrohtë dhe shumë domethënës me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ku biseduam për shumë çështje, e në veçanti për situatën aktuale në Republikën e Kosovës.

Ai tha se befasi e këndshme e këtij takimi, ishte se për herë te parë Shoqata humanitare “Peja”, u vizitua nga një Ministër i Republikës së Kosovës, dhe kjo, sipas tij, është për tu vlerësuar.

“Kryetari i Shoqatës humanitare “Peja”, Rejmond Zekaj, i njoftoi të pranishmit me aktivitetet e shoqatës në fjalë, që nga themelimi deri më tani, dhe ishte një pasqyrim i një aktiviteti vërtetë madhor që ka arritur kjo Shoqatë t’i realizoj, pra që themelimi i saj në vitin 1998, në një kohë shumë të vështirë që po kalonte populli jonë dhe deri me tani”, tha Dakaj, duke shtuar se ishte një pasqyrim i kontributeve të drejtpërdrejta të Shoqatës, që nga gjatë okupimit serb, duke vazhduar pas përfundimit të luftës, qoftë me ndihma materialen-financiare, ushqimore, ndihma për t’i strehuar personat dhe familjet e shumta e deri të ndihmat për të sëmurë, apo invalid të luftës.

Megjithatë, sipas veprimtarit dhe aktivistit Musa Dakaj, ajo që i bëri përshtypje ministrit Krasniqi, ishte aktiviteti i anëtarësisë së Shoqatës humanitare “Peja”, për sensibilizimin e çështjes shqiptare në përgjithësi, e Kosovës në veçanti, përmes përfaqësuesve të jetës politike si në New York, Washington etj, pra duke lobuar për çlirimin e Kosovës, dhe duke vazhduar edhe sot, me aktivitete kulturore, bashkimin e familjeve që jetojnë në New York me rrethinë etj.

Kurse, sa i përket zhvillimeve në Kosovës, ai tha se si komunitet shqiptaro-amerikan, jemi të brengosur për zhvillimet në Kosovë dhe shprehem shqetësimet tona si për gjendjen politik, po ashtu edhe për kërkesën për një organizim ma të mirë të Diasporës shqiptare në përgjithësi, e të Kosovës në veçanti.

“Kërkuam nga ministri Krasniqi, lehtësimin e proceduarave për të interesuarit që janë të interesuar për investime qofshin në Pejë, apo vise tjera në Kosovë, duke mos lenë anash mundësinë e investimit coftë kapital apo edhe intelektual. Në ketë pikë ministri Krasniqi u zotua se do të bëjë çmos që zëri ynë të dëgjohet qartë, në Ministrinë që ai përfaqëson, në Ministritë tjera, e deri në instancat ma të larta të Qeverisë Kurti”, tha Dakaj për Telegrafin.

Ai mendon se Qeveria Kurti, pavarësisht vështirësive që është duke kaluar nga bllokada e një opozite tejet destabilizuese, opstruktive, dhe aspak koperuese për çështjet madhore, ai po bënë një punë të mirë duke luftuar krimin e organizuar në të gjitha instancat.

“E them këtë duke pasur parasysh edhe demet që i janë shkaktuar nga paraardhësit të tyre, duke i ngjyrosur me ngjyra të ndryshme, me akuza anti Perëndimore dhe në veçanti anti-amerikane, por, megjithatë, Qeveria Kurti dhe Presidentja Osmani janë mjaftë aktiv në politiken e jashtme, sikurse edhe Ministrja Gervalla”, tha ai, duke shtuar se rezultatet pozitive të kësaj qeverie janë të pa mohueshme, dhe se më kalimin e kohës, edhe komuniteti ndërkombëtarë, do të jetë më afër Qeverisë Kurti/Telegrafi/Lumturije BEKAJ/

Në trend Lajme

Më shumë
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Sulm fizik ndaj një gruaje dhe kanosje ndaj vozitësit tjetër, Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarit në Prishtinë

Drejtësi

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori