LAJMI I FUNDIT:

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojë 15 shtëpi në Komunën e Pejës

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” do të ndërtojë 15 shtëpi në Komunën e Pejës

Drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, ka treguar se do të ndërtohen edhe 15 shtëpi të reja në komunën e Pejës.

Kastrati përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është arritur një Memorandum bashkëpunimi me kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ku për secilën shtëpi, komuna do të participojë nga pesë mijë euro.


Sipas tij, pjesën tjetër të shpenzimeve do të participojnë donatorët tjerë.

“Memorandum bashkëpunimi! Edhe 15 shtëpi të reja po ndërtohen në komunën e Pejës. Sot nënshkruam Memorandum bashkëpunimi me komunën e Pejës për ndërtimin e 15 shtëpive për familjet nevojtare. Bashkë me kryetarin Gazmend Muhaxheri bëmë nënshkrimin e këtij memorandumi ku për secilën shtëpi komuna do të participojë me pesë mijë euro, ndërsa pjesën tjetër donatorët përmes shoqatës sonë. Bamirës Zoti kurrë mos ju humbte”, ka shkruar Kastrati. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori