LAJMI I FUNDIT:

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” hapet edhe në Angli

Shoqata humanitare “Jetimat e Ballkanit” hapet edhe në Angli

Shoqata Humanitare “Jetimat e Ballkanit”, është regjistruar tashmë edhe në Angli.

Lajmin e ka bërë të ditur, drejtuesi i shoqatës humanitare “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, transmeton Telegrafi.


Kastrati në një postim në rrjetin social “Instagram”, ka shkruar se shoqata që ai drejton tashmë ka seli në Londër.

“Pas Kosovës, Gjermanisë e Zvicrës, Jetimat e Ballkanit u hapë edhe në Angli me seli në Londër. E falënderojmë zyrën e kontabilitetit IYKONS si dhe zyrtarët e kësaj kompanie, Mr Jay dhe Mrs Nala që përgatiten dokumentet dhe mundësuan regjistrimin e shoqatës sonë në Angli dhe pa asnjë pengesë”, ka shkruar ai.

Më tej ai ka shkruar se “Hapja e Shoqatës sonë edhe në Angli do të jetë lehtësim i madh për të gjithë bashkatdhetarët tonë që jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe”./Telegrafi/