Ditën e djeshme emisioni investigativ ‘Fiks Fare’ denoncoi se si një shoqata e cila mbante emrin ‘Ferdinand Deda’ rekrutonte vajza me qëllim shfrytëzimin për prostitucion në Maqedoni.
Për këtë ngjarje ka reaguar këngëtari Elton Deda, i cili thotë se nuk e di sesi kjo shoqatë është regjistruar në gjykatë pa dijeninë e familjarëve teksa i premton të atit se do të bëj ç’është e mundur ta heq fytyrën e tij nga ajo vulë dhe nga ai aktivitet i ndyrë.
“I dashur Baba, Nder i Kombit dhe muzikanti gjeni. Me ne fund te erdhi edhe ty rradha qe ne 15 vjetorin e vdekjes, te dalesh ne TV, jo me baketen tende ne dore por fytyra jote e pashme e stampuar ne nje vule shoqate e cila merret me prostitucion dhe eskorta. Se si eshte legalizuar kjo shoqate ne gjykate nuk e di, por me siguri kane harruar te kerkojne pelqimin tend meqenese ti ke levizur per pak kohe jashte shtetit”.
“Gjithashtu edhe per ne familjaret e tu, harruan te na kerkojne nje autorizim te perkohshem derisa te vije ti. Meqe te erdhi shoirti ne maje te hundes dhe vendose te mos ktheheshe, keta vendosen te te kujtojne duke te respektuar dhe duke i vene emrin tend te nderuar nje shoqate. Mbase po te kishe vendosur te rrije edhe mund te kishe perfituar dicka nen dore, pa zhurme dhe mbase kishe mbyllur ndonje vrime ne portofol”.
“Te premtoj qe do bej ç’eshte e mundur ( pasi e di qe shumepak prej baballareve te kombit do tu interesoje ta ndjekin kete ceshtje), ta heq perjetesisht fytyren tende te hijshme nga ajo vule dhe nga ai aktivitet i ndyre. Nuk mund te rri pa falenderuar Fiks Fare qe e solli ne vemendje kete fenomen. Do flasim prape Babi, qendro i forte!”, ka shkruar Elton Deda në postim.
Elton Deda ka qenë më pak aktiv së fundmi në skenën muzikore. /prive/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bebe Rexha flet për ndarjen nga ish-i dashur pas tri vitesh: Ishte shumë e vështirë, më duhej të shkoja në psikoterapi
Dokumentari për një nga skandalet më të mëdha seksuale në histori është aktualisht më i shikuari në Netflix
Rita Ora shfaq barkun e saj të tonifikuar në një video, përmes së cilës paralajmëron këngën e saj të re këtë verë
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251