LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Transportit Rrugor paralajmëron protesta, mbi 2,000 autobusë të bllokuar

Shoqata e Transportit Rrugor paralajmëron protesta, mbi 2,000 autobusë të bllokuar

Sektori i transportit është një nga sektorët e shumtë që kanë pësuar humbje nga pandemia që ka përfshirë vendin tonë.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj ka thënë për RTV Dukagjinin se mbi 2000 autobusë janë jashtë përdorimit për shkak të pezullimit të punës, teksa janë dëmtuar mbi 10 mijë punëtorë e 500 kompani, përcjell Telegrafi.


“Pandemia dihet se ka sjellë shumë të këqija për vendin tonë. Sa i përket transportit rrugor të udhëtarëve, sot janë mbi 2,000 autobusë që qëndrojnë jashtë vendeve të tyre të punës. Janë bllokuar mbi 10 mijë punëtorë, qoftë shoferë apo staf mbështetës dhe mbi 500 kompani që operojnë në këtë sektorë. Këto shifra flasin mjaft sa i përket dëmit që i është shkaktuar transportit të udhëtarëve”.

Kurtishaj thotë se së pari synohet të fillojë transporti ndër urban dhe brenda Kosovës në mënyrë që të lidhen qytetet dhe fshatrat në mënyrë që qytetarët të ruajnë vendet e tyre të punës.

Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor thotë se është paralajmëruar se nga data 18 maj parashihet të lirohet një lloj transporti i veçantë e që sipas tij ky nuk përmbushë kërkesat e qytetarëve.

“Ai transport është për nevojat e kompanive të caktuara dhe jo transport që lidh stacionet”.

Në rast të mos lehtësimit të masave, Kurtishaj ka thënë se mund të ketë edhe protesta.

“Ne do të kemi një mbledhje gjatë kësaj jave për t’u përgatitur qoftë për t’u kthyer në punë apo për të dalë në protesta”, tha ndër të tjera Ruzhdi Kurtishaj./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Kalo në kategori