LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e të Plagosurve Civilë nga Minat ankohet për gjendjen e kësaj kategorie, kërkon trajtim dinjitoz nga Qeveria

Shoqata e të Plagosurve Civilë nga Minat ankohet për gjendjen e kësaj kategorie, kërkon trajtim dinjitoz nga Qeveria

Shoqata e të Plagosurve Civilë nga Minat, duke marrë parasysh gjendjen e rëndë socio – ekonomike të kësaj kategorie shoqërore, i ka drejtuar disa kërkesa Qeverisë së Kosovës.

Ata kanë kërkuar që të rriten pensionet për invalidët civilë të luftës, të ndahet një fond për proteza për personat të cilët kanë humbur gjymtyrët e tyre si sytë, duart dhe këmbët, si dhe të bëhet ndryshimi i Ligjit 04/L-54.


Më tutje në kërkesën e tyre thuhet se invalidët civil të luftës nuk kanë përkujdesje shëndetësore nga qeveria dhe ministria e shëndetësisë.

“Kemi shumë persona të cilët nuk i kanë ndërruar protezat tash e katër vite, derisa disa tjerë i kanë të njëjtat proteza tash e 10 vite. Nëse proteza nuk ndërrohet në kohën e duhur, ajo është shkaktar i problemeve të tjera shëndetësore të këtyre personave, duke filluar nga dëmtimi i pjesës së mbetur të gjymtyrës, infeksionet dhe dëmtimi i boshtit kurrizor”, thuhet ne komunikatën e kësaj kategorie.

Më poshtë mund t’i lexoni letrën në të cilën renditen kërkesat e kësaj kategorie:

Shoqata e të Plagosurve Civilë nga Minat, i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me kërkesa që të rriten pensionet për invalidët civilë të luftës, të ndahet një fond për proteza për personat të cilët kanë humbur gjymtyrët e tyre si dhe ndryshimin e Ligjit 04/L-54.

Invalidët civilë në Kosovë nuk marrin më shumë se 120 deri 152 euro pension invalidor. Madje nuk mund ta quhet as pension, sepse kjo shumë përngjan me një ndihmë sociale, e me këtë pension nuk mund të arrijnë të sigurojnë as ekzistencën, se jo edhe shërimin e plagëve apo plotësimin e kërkesave të familjeve.

Invalidët Civilë të Luftës nuk kanë përkujdesje shëndetësore nga Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë, ku kemi shumë persona të cilët nuk i kanë ndërruar protezat tash e 10 vite. Nëse proteza nuk ndërrohet në kohën e duhur mund të shkaktojë problemeve të tjera shëndetësore, si dëmtimi i pjesës së mbetur të gjymtyrës, infeksionet dhe dëmtimi i boshtit kurrizor.

Përmes Ligjit 04/L-54 u mohohen të gjitha të drejtat invalidëve civilë të luftës, të drejta të cilat i gëzojnë kategoritë e tjera në Kosovë, siç janë kategoria e Invalidëve të UÇK-së dhe Personat me Aftësi të Kufizuar – në bazë të ligjit për PAK.

Kategoria e invalidëve civilë të luftës është bërë barrë e rënd për familjet e tyre, kjo kategori është e injoruar nga çdo institucion i Republikës së Kosovës, jemi në një gjendje që edhe azilkërkues po të ishim në ndonjë vend tjetër nuk do të ishim të diskriminuar deri në këtë pikë.

Andaj SHPCM i bën thirrje Kryeministrit, Ministrit të Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministrit të Shëndetësisë, që kërkesat të merren parasysh dhe të shqyrtohen urgjentisht, sepse invalidët civilë të luftës janë në gjendje shumë të rëndë dhe se gjendja e tyre vetëm sa po rëndohet.

Nuk kërkojmë asgjë më shumë, veç se trajtim të barabartë me kategoritë e tjera.

Mos harroni se përkujdesja ndaj qytetarëve, është obligim institucional, e nuk ka të bëjë asgjë me çështje të vullnetit të mirë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori