LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Pacientëve mirëpret masat e Qeverisë kundër përhapjes së COVID-19

Shoqata e Pacientëve mirëpret masat e Qeverisë kundër përhapjes së COVID-19

Rritja enorme e numrit të rasteve të prekura me SARS COV 2, që për pasojë ka edhe numrin e lartë të vdekjeve në vend, nuk duhet të tolerohet të vazhdoj më tutje, prandaj, marrja e masave nga ana e Qeverisë nuk është një zgjidhje alternative por obligative.

Kështu thuhet në reagimin e Shoqatës për të Drejtat e Pacientëve.


“Të vdesin prindërit e gjyshërit tanë të cilët na rritën ne dhe ndërtuan këtë vend, e ne si shoqëri të sillemi sikur nuk po ndodhë asgjë, është jo humane dhe jo etike. Ne e kuptojmë që shëndeti i ekonomisë është më i rrezikuar se asnjëherë tjetër, por pa një shëndet publik edhe ai ekonomik nuk do të na duhet. Gastronomia duhet ta merr pjesën e vet të përgjegjësisë që ka sa i përket shëndetit publik edhe pse i bie barra më e madhe. Por këtë rregull e ka përcaktuar virusi dhe askush tjetër”, thuhet në reagim.

Shoqata e pacientëve ka kërkuar nga SHSKUK që t’i rikthejë shërbimet shëndetësore që janë ndërprerë për pacientë.

“Ndërprerja është zgjidhja më  lehtë për ta, por më e vështirë për qytetarët. Ata duhet ta dinë se aty janë për interesin e qytetarëve, jo për të tyre. Ne e kuptojmë se funksionimi normal i këtyre shërbimeve nuk mund të bëhet, por ai duhet të organizohet në atë formë të termineve që nuk e rrezikon as shëndetin e pacientëve, e as të personelit shëndetësor. Shembuj të mirë për këtë janë Klinika e Gjinekologjisë, Neonatologjisë, Onkologjisë etj. Ndërprerja e shërbimeve shëndetësore, në emër të mbrojtjes së shëndetit publik nuk shpie në një logjikë normale”, thuhet ndër të tjera në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Projekti më i mirë, Piramida e Tiranës fiton çmimin e madh për Evropën Juglindore

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Flet shqiptari që vrau gruan: Nuk pendohem, hante me paratë e mia dhe më tradhtonte

Lajme
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Kalo në kategori