LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Bankave të Kosovës reagon ndaj sulmit me armë zjarri mbi automjetin që po transportonte paratë e bankave

Shoqata e Bankave të Kosovës reagon ndaj sulmit me armë zjarri mbi automjetin që po transportonte paratë e bankave

Shoqata e Bankave të Kosovës ka reaguar pas sulmit të armatosur që ka ndodhur sot në orët e pasdites ndaj automjetit transportues të parave në magjistralen Prishtinë-Gjilan.

Shoqata e Bankave të Kosovës e dënon sulmin ndaj transportuesit të mjeteve financiare dhe kërkon zbardhjen e rastit nga organet kompetente të sigurisë si dhe identifikimin sa më të shpejtë të kryerësve të kësaj vepre dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.


“Vlerësojmë se situata e deritanishme e sigurisë ka qenë e qetë, megjithatë ky incident i sotëm tregon rëndësinë dhe nevojën që institucionet e sigurisë të jenë vigjilente në këtë fundvit, pasi që rastet e sulmeve të tilla kanë prirje të rriten në prag të festave të fundvitit. Me qëllim të krijimit të një klime dhe ambienti sa më të sigurt, konsiderojmë se është e nevojshme që të ketë kujdes të shtuar nga Policia e Kosovës”, thuhet në reagim.

Në rrugën Prishtinë - Gjilan, sulmohet me armë zjarri automjeti që po transportonte paratë e bankave
Lexo po ashtu Në rrugën Prishtinë - Gjilan, sulmohet me armë zjarri automjeti që po transportonte paratë e bankave

“Andaj, i bëjmë thirrje të gjitha organeve të sigurisë për ngritje të nivelit të gatishmërisë në parandalimin e këtyre rasteve të rrezikshme që mund të jenë me pasoja të mëdha për qytetarët e Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në reagimin e bankave./Telegrafi/