LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Bankave paralajmëron për rreziqet e ndërlidhura me ‘valutat virtuale’

Shoqata e Bankave paralajmëron për rreziqet e ndërlidhura me ‘valutat virtuale’

Duke pasur parasysh interesimin e madh të publikut të gjerë për ‘valuta virtuale’ të tilla si Bitcoin, Shoqata e Bankave të Kosovës (SHBK) paralajmëron publikun e gjerë dhe në veçanti klientët e sektorit bankar në Kosovë, për rreziqet e mëdha që ndërlidhen me këto investime.

“Në pajtim me njoftimet e vazhdueshme të lëshuara nga autoritetet financiare evropiane si Banka Qendrore Evropiane (ECB) si dhe Autoritetit Bankar Evropian (EBA), si dhe paralajmërimet e Bankës Qendrore të Kosovës, Shoqata e Bankave të Kosovës njofton se ky instrument spekulativ i tregtueshem në internet, nuk njihet nga Ligjet e Kosovës dhe nuk njihet nga sistemi bankar si instrument pagese”, thuhet në njoftimin e SHBK-së, përcjell Telegrafi.

SHBK tërheq vërejtjen se kjo fsuhë nuk është e rregulluar me ligjet e vendit dhe se rreziqet dhe përgjegjësitë merren përsipër nga vetë përdoruesi i këtyre instrumenteve.

“Si e tillë, kjo fushë nuk është e rregulluar me ligjet në fuqi në Republikën e Kosovës, që do të thotë se ata që investojnë dhe tregtojnë me valuta virtuale, nuk janë të mbrojtur apo të garantuar nga asnjë institucion vendor apo ndërkombëtar dhe të gjitha rreziqet dhe përgjegjësitë merren përsipër nga vetë përdoruesi i këtyre instrumenteve”, vijon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Mustafa, Rrustemit: U mundove me thanë që LVV e pa korruptuar, por kryeshefi i KEK-ut që e keni emëruar u arrestua për korrupsion e kontrata njëburimore

Ekonomi
Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Kontratat njëburimore, Tahiri përplaset me Kusari-Lilën: Dëgjoni, mos u bëni të pasjellshëm

Ekonomi
Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Gjatë shkurtit mërgata dërgoi në Kosovë rreth 88 milionë euro

Ekonomi
Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Ku janë banesat më të shtrenjta në Evropë dhe sa janë të gatshëm të shpenzojnë njerëzit?

Botë
Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister - Superheroi i munguar i banesës tënde

Hausmeister
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve

Ekonomi
Kalo në kategori